Friday 20 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Ngërçi politik, PDK miraton Deklaratën Politike prej 5 pikave
Lajme

Ngërçi politik, PDK miraton Deklaratën Politike prej 5 pikave

4 June 2025 0 Comment 10 min read

AA

Ngërçi politik, PDK miraton Deklaratën Politike prej 5 pikave

Ngërçi politik, PDK miraton Deklaratën Politike prej 5 pikave

Partia Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues, ka miratuar një deklaratë politike prej pesë pikave, që pasqyron qëndrimin e saj zyrtar për zhvillimet më të fundit në vend.

Deklarata e plotë Politike e miratuar sot në Mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës:

Deklaratë Politike e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Prishtinë, 4 qershor 2025

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës u diskutua dhe u miratua kjo deklaratë politike që pasqyron qëndrimin zyrtar të PDK-së lidhur me zhvillimet më të fundit politike dhe shtetërore në vend. Partia Demokratike e Kosovës riafirmon identitetin dhe misionin e saj si forcë shtetformuese dhe shtetndërtuese, që me përkushtim të lartë institucional dhe kombëtar vepron gjithmonë në shërbim të interesit publik dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos në momentet më sfiduese për vendin, si ky që po kalojmë aktualisht.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar të jetë:

• Faktor stabiliteti shtetëror,
• Bartëse e një vizioni për të ardhmen, dhe
• Zë i fuqishëm i çdo qytetari që kërkon zhvillim, dinjitet dhe një shtet me prosperitet.

1. Vlerësimi për zgjedhjet e 9 shkurtit

PDK shpreh mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës për besimin e madh dhe mbështetjen e fuqishme në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Njëkohësisht, falënderon me respekt të jashtëzakonshëm çdo aktivist, strukturë, zyrtar, kandidat/e për deputet/e dhe kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar. Rezultati i arritur, rreth 200 mijë vota, përfaqëson një rritje të ndjeshme elektorale. Ky besim i fuqishëm nga qytetarët është dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur të rritjes dhe fuqizimit politik, dhe na obligon të ecim përpara me vendosmëri, përkushtim dhe përgjegjësi drejt misionit tonë për të ndërtuar një shtet të zhvilluar, demokratik dhe të drejtë.

PDK ka qenë, është dhe po punon që të mbetet forcë kryesore politike në vend, me energji të reja dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

2. Situata aktuale politike dhe bllokada institucionale

Fatkeqësisht, fitorja e demokracisë që qytetarët e Kosovës e realizuan më 9 shkurt, po zhbëhet në mbi 100 ditët pasuese nga bllokada e qëllimshme dhe mungesa e plotë e përgjegjësisë politike nga koalicioni që doli e para në zgjedhje. PDK shpreh shqetësimin e thellë për situatën aktuale dhe vonesat e pajustifikueshme në themelimin e institucioneve. Kjo bllokadë institucionale ka krijuar pasiguri politike, sociale dhe po dëmton rëndë interesin qytetar e shtetëror. Si parti shtetformuese, PDK edhe këtë herë ka vepruar në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme për t’i kontribuuar zhbllokimit të kësaj situate, përmes hapave konkretë si:

• Propozimit për ndryshimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit,
• Takime me të gjithë akterët relevantë, në funksion të konstituimit të Kuvendit,
• Propozimit për thirrjen e një takimi konsultativ nga Presidentja e Republikës me partitë kryesore shqiptare, takim që u mbajt më 15 maj, në funksion të konstituimit të Kuvendit.

PDK bën thirrje edhe një herë për reflektim të menjëhershëm dhe për përmbushje të përgjegjësive institucionale, veçanërisht ndaj koalicionit që ka dalë e para. Është urgjent konstituimi i Kuvendit dhe kalimi në afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë së re.

3. Qeveria e re dhe prioritetet shtetërore

Në këtë moment të rëndësishëm për vendin, PDK thekson nevojën urgjente për një qeveri funksionale, që ofron zgjidhje reale për sfidat që po kalojnë qytetarët dhe shteti i Kosovës – posaçërisht me sektorin e energjisë. PDK, duke e llogaritur partinë që doli e para në zgjedhje si përgjegjëse për keq-qeverisje dhe stagnim shtetëror, rithekson përsëri se zgjidhja më optimale në këtë periudhë do të ishte formimi i një qeverie nga partitë që deri më 9 shkurt ishin në opozitë, një qeveri me përgjegjësi, profesionalizëm, vullnet për bashkëpunim dhe ide të qarta. Kjo Qeveri, ndër të tjera, do të realizonte një agjendë qeverisëse emergjente me prioritet:

• Rimëkëmbjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve,
• Forcimin e sigurisë, mbrojtjes dhe zhvillimit të infrastrukturës,
• Bashkëpunimin e ngushtë me aleatët strategjikë, heqjen e masave ndëshkuese dhe integrimin euroatlantik të vendit.

4. Përgatitjet për Zgjedhjet Lokale

Si fituese e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021, Partia Demokratike e Kosovës hyn në ciklin e ri zgjedhor me synimin për të ruajtur dhe rritur më tej rezultatin e saj zgjedhor në nivel komunal. Me këtë qëllim, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës mandaton menjëherë Kryetarin dhe Kryesinë e partisë që të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përgatitjen e strukturave organizative për Zgjedhjet Lokale.

PDK do të angazhohet për të identifikuar dhe përzgjedhur kandidatët më të përgatitur dhe më përfaqësues për kryetarë komunash, në përputhje të plotë me kriteret partiake, ligjore dhe kushtetuese. Këta kandidatë do të jenë bartës të vizionit tonë për zhvillim lokal, qeverisje të mirë dhe shërbim cilësor ndaj qytetarëve, vlera të cilat janë dëshmuar gjatë katër viteve të fundit.

Objektivat strategjikë të PDK-së në këtë proces janë:
• Rikonfirmimi i besimit në komunat që aktualisht qeverisen nga PDK,
• Fitorja në komuna të tjera, përmes një oferte dhe vizioni të ri politik.

5. Zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë

PDK shpreh shqetësimin e thellë për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat refuzuan kërkesën për mbrojtje në liri të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pavarësisht se Prokuroria e ka përfunduar paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve që në prill. Ky vendim përbën një shkelje të hapur të të drejtave themelore të njeriut, të garantuara nga Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Mbajtja e tyre, bashkë me ish-Presidentin Hashim Thaçi, në paraburgim, për më shumë se katër vjet e gjysmë, pa një vendim përfundimtar, jo vetëm që bie ndesh me parimet themelore të së drejtës, por përbën një trajtim të padrejtë dhe arbitrar, që nuk do të duhej të tolerohej në asnjë gjykatë me standarde demokratike. Kjo praktikë jo vetëm që cenon dinjitetin dhe të drejtat individuale të të akuzuarve, por minon besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe ngrit pyetje serioze mbi motivet dhe qasjen e këtij institucioni.

Në këtë fazë të procesit, mbrojtja në liri nuk duhet të shihet si privilegj, por si e drejtë themelore. PDK u bën thirrje Dhomave të Specializuara që të rishikojnë qasjen e tyre dhe të veprojnë në përputhje me legjislacionin e Kosovës, të drejtën ndërkombëtare, me parimet e drejtësisë dhe të barazisë, dhe të mos udhëhiqen nga perceptimet politike apo paragjykimet historike.

Këshilli Drejtues
Partia Demokratike e Kosovës
Prishtinë, 4 qershor 2025

Share This:

Tags: KD i PDK-se
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Këshilli Drejtues i PDK-së: Marrëveshja është e

17 March 2023

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues të saj, në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.