
Nga Prishtina në Tiranë, shqiptarët pushtojnë rrugët për të festuar fitoren ndaj Serbisë
Shqiptarë nga të gjitha trevat kanë mbushur sheshet e qyteteve ku jetojnë, për të festuar fitoren e Kombëtares shqiptare ndaj asaj serbe.

Mijëra persona kanë mbushur sheshet me ngjyrat kuqezi, duke festuar me këngë dhe valle patriotike, si dhe duke i rënë borive të makinave.
Festa ka shpërthyer edhe në Prishtinë, ndërsa në Tiranë kanë dalë po ashtu shumë qytetarë.
