Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar – trashëgimia e tij artistike do

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚 𝐧ë 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri – njofton Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Kandidati i LDK-së: Nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

 Nga muaji i ardhshëm KEDS aplikon tarifat e rikyçjes për amvisëri në vlerë 17.70 €
Lajme

Nga muaji i ardhshëm KEDS aplikon tarifat e rikyçjes për amvisëri në vlerë 17.70 €

25 July 2024 0 Comment 4 min read

AA

Nga 1 gushti, do të fillojë aplikimi i një takse të re për rikyçje të konsumatorëve të amvisërisë që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor. Vlera për konsumatorët e amvisërisë është 17.70 euro, përderisa për ata komercialë vlera e ri-kyçjes është 30 euro.

Kompania e Distribucionit të Energjisë Elektrike(KEDS) nga fillimi i muajit gusht, do të aplikojë një skemë të re taksash e ndëshkimesh për të gjithë ata konsumatorë që neglizhojnë pagesën e faturës elektrike pas afatit 15 ditor.

Kjo nënkupton që ri-kyçja prej ekipeve të KEDS-it do i kushtojë një familjeje 17:70 euro ndërsa një biznesi deri në 30 euro. Por, disa qytetarë të intervistuar Radio Kosova, thonë se me inflacionin e rritur të viteve të fundit, kjo vetëm sa do ta rëndojë edhe më shumë buxhetin e qytetarëve.

“Me këtë buxhet të qytetarëve, këto ndëshkime i dëmtojnë edhe më shumë. Çdo plus në faturë të qytetarit, është shumë e dëmshme dhe papërballueshme. Kjo mund t’i vetëdijesojë pak qytetarët që t’i rrinë gati pagesave të faturave, por në anën tjetër është e vështirë e përballueshme, duke pasur parasysh çmimet që janë rritë shumë kohën e fundit…”.

Zëdhënësi i KEDS-s, Lulëzim Krasniqi, thotë se kjo masë e bazuar në rregulloren e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është më tepër për të siguruar pagesa të rregullta por edhe ri-kyçje profesionale.

“Nëse konsumatori e ka pranuar një faturë në muajin e kaluar, e ka një afat për pagesë, por nëse nuk e paguan brenda atij afati, atëherë në muajin e dytë e pranon faturën me vërejtje që është në subjektin e shkyçjes, dhe të cilët ngarkohen me një taksë”, tha ai.

I pyetur nga Radio Kosova për keqpërdorimet elektrike nga ana e konsumatorëve, zëdhënësi Lulëzim Krasniqi thotë se në baza ditore KEDS-i identifikon mesatarisht 25 raste të keqpërdorimeve elektrike.

“KEDS-i bënë kontrolle të tilla në baza ditore në mbarë Kosovën, kryesisht realizon rreth 400 kontrolle brenda ditës prej të cilave, mesatarisht 20-25 sosh, identifikohen si keqpërdorime të energjisë elektrike”, deklaroi Krasniqi.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike bazuar në Kodin Penal, cilësohet si vjedhje e energjisë elektrike, dhe rastet e tilla janë të dënuara me gjobë dhe me tri vite burg.

Share This:

Tags: KEDS
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Aitana Bonmati fiton Topin e Artë për

22 September 2025
Sport

Lamin Yamal, shpallet futbollisti më i mirë

22 September 2025
Lajme

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

22 September 2025
Lajme

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një

22 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilan: Zyrtar i KEDS-it dyshohet se ka

17 September 2025

Sic është raportuar në media, gjatë ditës ka ndodhur një rast i ndjeshëm në

Lajme

KEDS tregon se ku do të ketë

4 August 2025

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të

Lajme

KEDS: Nesër fillon shkyçja e bizneseve pa

30 July 2025

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka bërë të ditur se nesër,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.