Nga Dua Lipa, tek Mira Murati, Blinken tregon kush janë shqiptaret që kanë pushtuar Amerikën: Kualifikimi I Kombatares do të vij gjatë finales
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej në një takim me disa të rinj shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA, përmendi emrat e dy shqiptareve që po “pushtojnë” Amerikën.
Ai përmendi këngëtaren Dua Lipa, teksa u shpreh se amerikanët kërcejnë gjithë natën me këngët e saj, si edhe Mira Muratin, shefen e teknologjisë së Open AI.
Sekretari i Shtetit amerikan shtoi se “kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë, sekreti ishte tek të rinjtë që bënë ndryshimin”.
Blinken: Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës europiane.
Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar, Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin.
Të rinjtë kanë rol thelbësor për të ndryshuar Shqipërinë. Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane, kjo tregon bujarinë e shqiptarëve. Isha në ambasadën tonë dhe u takova me disa familje afgane, që presin të shkojnë në SHBA, rrugëtimi i tyre nuk do ishte i mundur pa Shqipërinë.
Mënyra se si po i prisni është e fuqishme, Është emocionuese për mua që mes refugjatëve ishte një çift që ka 8 fëmijë dhe secili prej tyre ishin të parët në shkollë, por talebanët nuk i lejuan të shkonin në shkollë. Por me ardhjen në Shqipëri kanë mësuar anglisht dhe kanë ide të qarta për të ardhmen e tyre. Jam mirënjohës për partneritetin tonë për të ndihmuar refugjatët.
Vitet e fundit kam udhëtuar në mbarë botën dhe kudo në çdo vend ka një person që ka një ide për të zgjidhur diçka. Sa më shumë të shkëmbejmë idetë dhe përvojën tonë, aq më të mire do të jemi. SHBA dhe Shqipëria lidhën marrëdhëniet diplomatike rreth 100 vite më parë dhe në shekullin që vjen do ta bëjmë botën më mirë më stabël për të gjithë.
Fjala e plotë e Antony Blinken:
Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në do vend tjetër në Tiranë. Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam.
Që të jem sot me ju për të festuar arritje e këtyre programeve është i rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve. Falënderoj Wisnerin dhe sidomos kryeministrin Rama, jam i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar. Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi.
Këto 4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh.
Tani kanë thënë njerëz se ky vend këtu, kjo ndërtesë, tregon rrugën e Shqipërisë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, 35 vite më parë, ndërtesa iu kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqendrimit dhe përfaqësonte të kaluarën.
Në atë kohë e vetmja marrëdhënie me vendin tonë ishte Zëri i Amerikës. Po të shikoni rreth e rrotull, ky vend është i mbushur me dritë, ka kafe, salla, inkubatore teknike, është një simboli fuqishëm i të tashmes dhe të tanishmes, të marrëdh137nive të SHBA me Shqipërinë dhe kjo ndërtesë u rindërtua me fondin shqiptaro-amerikan.
E pashë dhe sot në rrugën e Tiranës, energjinë dhe entuziazmin për të ardhmen. Për të ardhmen e integrimit në Europë dhe botë. Vitin e kaluar një numër rekord turistesh vizituan Shqipërinë.
Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës europiane.
Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në Neë York është një restorant shqiptar.
Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë sa të hapeshin dritat. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin.
Këtu mes nesh kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsioni dhe gra ndërmarrëse që fillojnë bizneset e tyre, luftojnë kundër ekstremizmit dhe e bëjnë Shqipërinë akoma më të hapur.
Të rinjtë kanë rol thelbësor për të ndryshuar Shqipërinë. Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane, kjo tregon bujarinë e shqiptarëve. Isha në ambasadën tonë dhe u takova me disa familje afgane, që presin të shkojnë në SHBA, rrugëtimi i tyre nuk do ishte i mundur pa Shqipërinë.
Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni me krahët hapur, por dhe mënyra sesi i mirëprisni, që është shumë e fuqishme., Ishte emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin dy prindër, burrë e grua, me 5 fëmijë dhe secili preh tyre ishin numër një në shkollë, por kur mbërritën talebanët vajzat nuk shkonin në shkollë. Por, sidoqoftë ata gjetën mënyrë për t’i dhënë mësim, dhe tashmë vajzat binjake kanë mësuar anglisht në mënyrë fluente dhe kanë ide të qarta për të ardhmen e tyre. Njëra do të jetë në fushën e modës, tjetra në biznes. Unë ju dhashë ide të punojnë në biznes të përbashkët për modën. Unë pashë shpresën e ringjallur të tyre në Shqipëri në rrugën e tyre për në Amerikë. Jam shumë mirënjohës për partneritetin tonë me Shqipërinë.
Asnjë vend nuk ka monopol për ide të mira. Ne mësojmë prej jush ashtu siç ju prej nesh. Marrëdhënia jonë është në thelb për krijimin e ideve. Për 30 vitet e fundit kam udhëtuar në shumë vende të botës dhe kudo është një person që ka një ide personale për të zgjidhur një problem. Dhe sa më shumë të këmbejmë idetë dhe përvojën, aq më të mirë do të jemi. Me Shqipërinë lidhëm marrëdhënie më shumë se 100 vjet më parë dhe sot jam i bindur se shekulli që vjen do ta bëjë botën më të sigurt dhe ju jeni ata që do ta bëni. Jam mirënjohës për rolin tuaj dhe shpresoj shumë për rolin dhe kontributin tuaj për këtë të ardhme. Ju falenderoj!