Thursday 14 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Drita kërkon fitore dhe kualifikim historik ndaj FCSB

Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj

Ramadani: Në fushë nuk dua spektakël, dua fitore

Aksident në Bresalc të Gjilanit, lëndohen katër persona

Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të lirisë së medias

Haziri: Kosova s’ka pasur koalicion më popullor e më të dashur se ai LDK-VV

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik

Gërxhaliu: Importi gati katër miliardë euro, eksporti 595 milionë tregon mjerimin ekonomik

 Nexhat Buzuku, për Intelektualin dhe “Intelektualin” – Diploma nuk është vula e intelektualit!
Lajme Opinione

Nexhat Buzuku, për Intelektualin dhe “Intelektualin” – Diploma nuk është vula e intelektualit!

17 July 2023 0 Comment 6 min read

AA

Çka kuptojmë me termin intelektual?

Ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës e një formim të gjerë arsimor dhe merret kryesisht me punë mendore, njeri i punës mendore.

Nexhat Buzuku

Që ka të bëjë me mendjen, me arsyen e me gjykimin, që i përket intelektit mendor. Zhvillimi intelektual. Punë (jetë, veprimtari) intelektuale. Që merret me punë mendore, i pajisur me dije të thellë specifike të një lëmie a një fushe; i pajisur me dije universale; studiues e hulumtues që dëshmohet individualisht dhe në rrethe intelektuale.

Intelektual është një term me prejardhje nga latinishtja intellectualis që do të tregojë intelektin.

Sot intelektual zakonisht konsiderohet ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës a një formim të gjerë arsimor e edukativ dhe që merret kryesisht me punë mendore, njeri i punës mendore, që ka të bëjë me mendjen, me arsyen e me gjykimin, që i përket intelektit; mendjes.

Sipas Aristotelit identifikoheshin si intelektuale ato virtyte që bënin pjesë në shkencë, njohuri, art dhe punë mendore, e që i lejonin shpirtit të arrijë të vërtetën.

Në kushtet dhe rrethanat bashkëkohore një intelektual zakonisht është një eseist, publicist, apo kritik argumentues, kryesisht një humanist, i cili shpreh pikëpamjet e tij kritike për çështjet sociale dhe politike, si pjesëmarrës i debateve dhe folës në media, në tryeza shkencore.

Nganjëherë termi përdoret vetëm për intelektualë të angazhuar publikisht në profesionet liberale, dhe gjetkë për studiues dhe profesorë universitarë në shërbime akademike të angazhuar edhe në debate publike.

Pra, një person që ka një diplomë universiteti, kolegji e të ngjashme nuk është domosdoshmërisht një intelektual. Ai mund të jetë një profesionist i mirë ose pjesërisht i mirë, por për të qenë intelektual duhet pasur disa nga kriteret që u thanë më lartë.

Një mësues, një mësimdhënës, një profesor që nuk posedon aftësinë diturore me shpreh një mendim apo me formulue një fjali, qoftë të thjeshtë, pa gabime nga fusha që ai mendon se është i përgatitur, nuk mund të quhet intelektual.

Secili njeri i shkolluar duhet të lëvizë përtej diplomës, sepse diploma është një derë që duhet hapur dhe pastaj me kërkue cilës rrugë po ecim. Diploma është përtej një unaze gishti ose një qafore në qafë!

Jo gjithmonë, jo në çdo situatë dhe jo në çdo rast diploma është ekuivalente me dijen a mençurinë dhe e kundërta.

Është shqetësuese kur ka raste që mësuesi – mësimdhënësi nuk e kupton se dijet dogmatike nuk janë shkencë dhe kur nuk e di dallimin midis shkencës dhe teologjisë, dallimin midis mësimdhënies dhe fesë!

Kur shohim disa postime në rrjete sociale të ndonjë mësuesi, nuk e kuptojmë nëse është teolog apo mësimdhënës.

Mungesa e angazhimit intelektual na dëshmon se kemi shumë diploma e pak intelektualë.

Askush nuk duhet me u fsheh prapa diplomës, sepse ajo nuk flet, është vetëm një letër!

Diploma vetëvetiu askënd nuk e bën intelektual.

***

Dituria është e mira më e madhe e njeriut (njerëzimit), padituria është e keqja më e madhe e njeriut (njeriut)- Sokrati.

Shëndet!

/Përzgjodhi dhe përgatiti: Nexhat Buzuku/

Share This:

Tags: Intelektuali
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Drita kërkon fitore dhe kualifikim historik ndaj

14 August 2025
Lajme

Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e

14 August 2025
Lajme

Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm

14 August 2025
Lajme

Ramadani: Në fushë nuk dua spektakël, dua

13 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.