Sunday 12 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

RC Gjilani: Ceremonia e ndërrimit të Presidentit në atmosferë festive

Nga, Ekrem Krasniqi: Libri “Zhvillimi i Gjëzakuptimit (Enigmatikës) Shqiptare”, Dr. Zijadin Hasani, një kontribut i

BSPK mblidhet për zgjedhjen e kryetarit të ri, Kurti premton më shumë inspektorë të punës

CoinPrime – Kompania e parë e licencuar në Kosovë për shërbime me kriptovaluta

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare Mihane Sermaxhaj Ismajli, një emër i respektuar i arsimit

ATK prezanton shërbimin e ri elektronik për fiskalizim në sistemin EDI

Shpëtoi familjen, më pas u kthye mes rrënojave: Rrëfimi prekës i turkut që thotë se

Nënshkruhen kontratat me 48 biznese përfituese nga skema e subvencionimit

Shoqata “Ndre Mjeda”, vulë identitare e Gjilanit – dokumentohet në botimin më të ri të

Shkruan, Fatmir Shurdhani: Peticion për anulimin e vendimit skandaloz të Kuvendit Komunal të Gjilanit –

 Nënkryetarja Morina – Bunjaku i dorëzon çmimin letrar “Beqir Musliu” shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare
Kulturë Letërsi

Nënkryetarja Morina – Bunjaku i dorëzon çmimin letrar “Beqir Musliu” shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare

25 November 2023 0 Comment 4 min read

AA

Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës Leonora Morina Bunjaku dhe drejtori për Kulturë, Kushtrim Zeqiri, në bashkëpunim të ngushtë me “ARS Klubin Beqir Musliu” si dhe ministrive të linjës së Kosovës dhe Shqipërisë së bashku me Ambasadorin Durmishi, i kanë dorëzuar çmimin më të madh letrar të Komunës së Gjilanit për shkrimtarin Ismail Kadare, në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

Nënkryetarja Morina – Bunjaku ka thënë se ky çmim është një mirënjohje e paharrueshme ndaj njërit prej shkrimtarëve më të shquar të kombit tonë, Ismail Kadare. Duke shtuar se kjo ngjarje është një akt i thellë respekti dhe admirimi për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në  botën e letërsisë.

“Veprat e Ismail Kadares, si “Kronikë në gur”, “Kështjella”, “Prilli i thyer”, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” e shumë të tjera, janë thesare të trashëgimisë sonë kulturore. Me një shkrim të thellë e pasionant, ai ka hapur dritare në historinë dhe shpirtin shqiptar. Fjala e tij është bërë një udhëzim i pathyeshëm në botën e letërsisë, dhe mësimet e tij janë burim frymëzimi për të gjithë ne”, tha ajo.

Ajo theksoi se vepra e Kadaresë shpërfaq identitetin shqiptar; gjeografinë e historinë shqiptare, politikën e ideologjinë, mitin e lashtësinë, për të shtuar se në veprat e tij gjejmë Shqipërinë dhe shqiptarin në shfaqjen më impozante e përfaqësuese dhe se Kadare është letërnjoftimi shqiptar në botë.

“Në këtë moment të veçantë, dëshirojmë të shprehim një falenderim të sinqertë ndaj Ismail Kadarese për udhëtimin e tij të mrekullueshëm në thesarin e letërsisë. Me aftësinë e tij të rrallë për të lidhur historinë me imagjinatën, ai ka krijuar vepra ku çdo faqe e librit të tij shkruhet me thellësi, maturi e kompleksitet duke na dërguar në një botë ku fiksioni e realiteti përplasen në një harmoni të rrallë”, është shprehur nënkryetarja Morina Bunjaku.

“Në një akt të veçantë te njohur si Çmimi më i madh i Komunës “Beqir Musliu” qe ipet per vlerat e mirëfillta letrare, këtë çmim ia dedikojmë shkrimtarit tonë të nderuar, Ismail Kadarese. Ky është nje shpërblim dhe një shprehje e lartësisë se vlerave që ka sjelle në letersine tonë dhe në trashëgiminë tonë kultutrore. Faleminderit, Ismail Kadare, për fjalët frymëzuese dhe historitë që kanë ndryshuar perspektivën tonë. Ju dedikojmë këto fjalë të pafundme admirimi dhe mirënjohjeje”, tha nënkryetarja e Gjilanit.

Share This:

Tags: Leonora Morina Bunjaku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

RC Gjilani: Ceremonia e ndërrimit të Presidentit

12 July 2026
Opinione

“Largpamësi Rama” – Opinion nga Silvana Begaj,

12 July 2026
Futboll

Argjentina eliminon Zvicrën dhe siguron gjysmëfinalen e

12 July 2026
Futboll

Xhaka kundër Messit, publikohen formacionet zyrtare të

12 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Morina Bunjaku: Në Gjilan, besojmë se nuk

16 July 2025

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka marr pjesë në takimin e

Lajme

Gjenerali i Ushtrisë turke viziton Gjilanin, pritet

31 May 2025

Gjeneralmajori i Ushtrisë turke Mustafa Ozcan, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komunën e Gjilanit, përkatësisht

Lajme

Diskutohet për fuqizimin e të drejtave të

16 April 2025

Është mbajtur tryeza për të diskutuar rreth sfidave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.