Thursday 14 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Partitë shqiptare bëhen bashkë në Graçanicë për zgjedhjet lokale, garojnë në një listë

Drita kërkon fitore dhe kualifikim historik ndaj FCSB

Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj

Aksident në Bresalc të Gjilanit, lëndohen katër persona

Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të lirisë së medias

Haziri: Kosova s’ka pasur koalicion më popullor e më të dashur se ai LDK-VV

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik

Gërxhaliu: Importi gati katër miliardë euro, eksporti 595 milionë tregon mjerimin ekonomik

 Nëna Stanë, nëna e UÇK-së dhe e luftëtarëve të lirisë
Lajme

Nëna Stanë, nëna e UÇK-së dhe e luftëtarëve të lirisë

17 January 2025 0 Comment 8 min read

AA

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” është mbajtur akademi për Nënën Stanë, e njohur si nëna e UÇK-së, e cila bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni kishte ndezur Flakën e Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit 2025”, flakë po qëndron e ndezur tash e sa ditë.

Në këtë akademi, Alban Hyseni, kryetar I Gjilanit, ka theksuar se nëna Stane është fjalëpak, por e përkushtuar dhe e dashur për luftëtarët e UÇK-së, që bënë luftë të pastër si bora e bardhë, që bie nga qielli, e që është e ngjyrosur me të kuqe, me gjakun e dëshmorëve dhe që nuk thahet asnjëherë dhe shtoi se janari është një muaj që na kujton heroizmin dhe sakrificën e të gjithë atyre që luftuan e ranë në janarët e kuq të lirisë.

Hyseni më tej shtoi heronjtë ishin shembull e model për gjenerata të tëra. Hyseni tha se Anamorava ka më së shumti njerëz që luftuan pa u ndalur për çlirimin e atdheut tonë, ata ishin revolucionare të vërtetë.

Për nënën Stane, tha se ajo është nëna e UÇK-së, familja e saj kontribuoi shumë në luftën çlirimtare. Familja e saj strehoi, ushqeu dhe dha gjithçka për UCK-në.

“Nëna Stane ishte nën e secilit ushtarë të UÇK-së. Nga sot kemi edhe dokumentar për nënën Stanë. Askush dhe asgjë nuk mundi të ndalë luftën e popullit tanë për liri e pavarësi e kontributi i nënës Stanë mbetet i pamohueshëm“, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.

Ismet Sylejmani, ish- zëdhënës i UÇK-së për Zonën Operative të Karadakut, duke folur për kontributin e nënës Stanë në Luftën Çlirimtare të UCK-së ka theksuar se në këtë sallë ka shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë ardhur gjatë luftës në shtëpinë e nënës Stanë në Peshter të Brusit, e të cilët, ajo i pritur dhe u ka uruar mirëseardhje, u ka gatuar bukë dhe u ka shtruar sofrën, me formulën e famshme shqiptare, shtëpia është e mysafirit dhe e Zotit, me bukë, kripë e zemër!

“Nëna Stanë, Dalja Jote, më 11 Janar 2025, me aq madhështi triumfale të Nënës shqiptare katolike, e ka bazën e të qenurit Nënë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Nëna Stanë, Ti me atë hap krenarie dhe ballë lartë, me atë hap shekujsh, hapëroje si Ajkunë, me nga një lule të kuqe në dorë, varr më varr, duke i nderuar luftëtarët e lirisë, ushtarët e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët e Kombit, ata të cilët ishin ushqyer nga duart tua të arta: të pavdekshmit Pajazit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Bahtir Jahiri, Enver Miftari dhe Fadil Jakupi! Nëna Stanë, për luftëtarët e lirisë, ushtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Ti je Nënë shpirti, Ti je Nënë zemre, Ti je Nënë buke, Ti je Nënë lufte, Ti je Nënë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por e tillë na u duke edhe kur e ndeze Flakadanin e Flakës së Janarit në ballkonin e Teatrit të Qytetit në Gjilan!”, ka thënë Ismet Sylejmani, që ka shtuar se Nëna Stanë, edhe djemtë i ka pasur ushtarë dhe u ka dhënë bukë ushtarëve të UÇK-së, pra Nëna Stanë, bënë pjesë në mesin e Nënave të mëdha, e cila edhe me bashkëshortin e saj Bacën Ndua, edhe me djemtë e vajzat, me nipat e mbesat edhe me shtëpinë, të gjitha i kishte vënë në funksion e në shërbim të luftës!

Ajo është bukëdhënsja historike e ushtarëve dhe ushtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbetet një nga Nënat e mëdha të Kombit, e cila në historinë luftarake e çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës, do të radhitet përkrah nënave të lavdishme, që për Atdheun dhanë e bënë gjithçka, që Ai të jetë i lirë dhe i pavarur nga Serbia pushtuese!

Syelajmani ka kujtuar tërë sakrificën e nënës Stanë dhe të UCK-së për të ardhur deri te liria që ne e gëzojmë sot.

Për kontributin e nënës Stanë me një kumtesë është paraqitur edhe historiani dr. Blerim Haziri, i cili ka folur për biografinë e Stanë Gashit dhe të familjes së saj, për kontributin që kanë dhënë gjatë luftës çlirimtare, por edhe për sakrificën e kësaj familje në luftën për liri e të cilën ne e gëzojmë sot.

Kjo akademi e ndarë në tri pjesë ka vazhduar me muzikë klasike dhe interpretim të këngëve me motive shqiptare, sikurse që është shfaqur një program dokumentar kushtuar nënës Stanë – nënës së UÇK-së.

2025!

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Partitë shqiptare bëhen bashkë në Graçanicë për

14 August 2025
Europa League

Interesim i jashtëzakonshëm medial për ndeshjen Drita

14 August 2025
Lajme

Drita kërkon fitore dhe kualifikim historik ndaj

14 August 2025
Lajme

Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e

14 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Partitë shqiptare bëhen bashkë në Graçanicë për

14 August 2025

VV, PDK, LDK e AAK garojnë në një listë me 10 kandidatë në Komunën

Europa League Futboll Sport

Interesim i jashtëzakonshëm medial për ndeshjen Drita

14 August 2025

Të enjten skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani, zhvillon ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil

Lajme

Drita kërkon fitore dhe kualifikim historik ndaj

14 August 2025

Drita do të përballet sonte me FCSB në ndeshjen e kthimit të raundit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.