Në vetëm 54 sekonda: Kështu “e shkatërroi” kundërshtarin mbrëmë Florian Marku
Florian Marku mbrëmë ka marrë një fitore “të lehtë” ndaj boksierit Dylan Moran me nokaut pas vetëm 56 sekondash.
Marku e nisi meçin furishëm duke mos e lënë kundërshtarin as “të marrë frymë” me goditje të fuqishme në trup e fytyrë.
Pas vetëm 54 sekondash, referi u detyrua ta përfundonte meçin pas disa goditjeve të fuqishme të Markut që e lanë pa kontrollë mbi vetën boksierin Moran.