Thursday 16 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë

Moti sot: Relativisht i ngrohtë, në mbrëmje mund të ketë shi

Kosovari fiton mbi 600 mijë euro në EuroMillions – dhurata e parë, për nënën në

UKZ pjesë e Panairit Universitar në Prishtinë

Gjilan: Kandidatët e subjektet përkatëse, që prijnë me vota të përpunuara deri tani, pas bartësve

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Bursës në Turqi

Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-futbollisti i njohur Portugez, Espinoza

“I pit s’jam, vazhdo monologun”- Valon Syla lëshon studion pas përplasjes me Ramiz Lladrovcin

Hamasi thotë se i ka dorëzuar të gjithë trupat e pengjeve që ka mundur t’i

Votimi me postë, refuzohen rreth 2400 pako me fletëvotime

 Në Saxon të Zvicrës u hap një paralele për mësimin e gjuhës shqipe
Lajme

Në Saxon të Zvicrës u hap një paralele për mësimin e gjuhës shqipe

9 October 2024 0 Comment 4 min read

AA

Nga  Isuf Ismaili: Hapi dyert edhe shkolla e vendbanimit Saxon, të kantonit Valis në Zvicër, për mësimin e gjuhës shqipe.

Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër. Në vazhdimësi përpjekjet e tyre dëshmojnë punë dhe përkushtim, të cilat rezultojnë me shtimin e numrit të nxënësve si dhe me hapjen e pikave të reja shkollore duke shndërruar veprimtarinë e tyre në një mision kombëtar.

Tani më edhe fëmijët shqiptarë që banojnë në fshatin Saxon dhe fshatrat për rreth kanë mundësi t`i vijojnë mësimet në gjuhë shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure në shkollën fillore në Saxon të Kantonit të Valisit të Zvicrës nën drejtimin e mësueses Edona Haradini, e cila me një përkushtim të veçantë në bashkëpunim me prindërit e këtyre fshatrave si dhe me koordinatorin e shkollave shqipe Z. Vaxhid Sejdiun arritën që këtë pikë shkollore ta bëjnë realitet. Këta fëmijë nga sot filluan një përpjekje të re, për ta mësuar në mënyrë të rregullt gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.

Më e lumtura në këtë mes ishte vetë mësuese Edona, e cila flet me një përkushtim të veçantë për përpjekjet e saj, që edhe pse ka emigruar në Zvicër nuk e fsheh dëshirën e saj të madhe që edhe në mërgim ta ushtrojë profesionin e saj si mësuese e gjuhës shqipe.

Në të njëjta “valë gëzimi” ishin edhe prindërit e fëmijëve, të cilët vijojnë mësimet në këtë pikë shkollore me qëllim që ta mësojnë në mënyrë të rregullt gjuhën amtare. Klasa kishte marrë një pamje të bukur të ndritshme, ku dhjetëra fëmijë pasi kishin mbaruar mësimet e rregullta në shkollën e vendit, të mërkurën pasdite vazhduan mësimet në gjuhën shqipe.

Nxënësit: Eliani, Lena, Dilani, Lirioni, Doriani, Azalea, Adela, Aidi, Ajani, ⁠Elza, Diellza, ⁠Riani dhe të tjerët të cilët janë lajmëruar për t`u regjistruar në shkollën shqipe në Saxon të Valisit u bëjnë thirrje të gjithë moshatarëve të tyre t`iu bashkëngjiten për ta mësuar gjuhën shqipe.

Buzëqeshjet e këtyre fëmijëve të kësaj klase, si dhe të dhjetëra pikave shkollore që janë hapur në mbarë Zvicrën, ngjallnin shpresën se gjuha shqipe po përhapet me të madhe në Zvicër falë aktivitetit dhe angazhimit të veprimtarëve të “Shkollës shqipe” në Zvicër dhe veçmas Vaxhid Sejdiut, i cili me përkushtimin e tij është bërë shembulli më i mirë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër por edhe në mbarë mërgatën shqiptare.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të

16 October 2025
Lajme

Moti sot: Relativisht i ngrohtë, në mbrëmje

16 October 2025
Kuriozitete

Kosovari fiton mbi 600 mijë euro në

16 October 2025
Lajme

UKZ pjesë e Panairit Universitar në Prishtinë

16 October 2025
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të

16 October 2025

1 tetori festohet si Dita Ndërkombëtare e Kafesë. Kafeja nuk është vetëm pija më

Lajme

Moti sot: Relativisht i ngrohtë, në mbrëmje

16 October 2025

Nga sot në Kosovë pritet të ketë ndryshime gradual të motit. Në mëngjes dhe

Kuriozitete Lajme

Kosovari fiton mbi 600 mijë euro në

16 October 2025

Një kosovar që jeton në Britani është bërë fitues i madh në lotarinë EuroMillions,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.