Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

 Në Prishtinë 1061 familje marrin asistencë sociale – Sahiti: Po hartojnë politika për integrim në tregun e punës
Lajme

Në Prishtinë 1061 familje marrin asistencë sociale – Sahiti: Po hartojnë politika për integrim në tregun e punës

29 July 2023 0 Comment 4 min read

AA

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti ka konfirmuar për Ekonomia Online se këtë vit më pak familje që janë pjesë skemës sociale, nga 1 400 sa kishin qenë vitin e kaluar, këtë vit përfitues të kësaj skeme janë 1 061 familje.

Drejtoresha Sahiti shtoi se janë duke hartuar politika që qytetari të jetë në rend të parë dhe bëri thirrje që si në nivelin qendror si në atë lokal të bëjnë përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët në arritjen e këtyre synimeve.

Krejt kjo me synim që të gjitha ata që janë të aftë për punë të integrohen në tregun e punës e mos të bëhen barrë e shtetit.

“Kur flasim për varfërinë, për rastet sociale në kryeqytet, kemi një lajm të mirë në kuptimin e asaj që fatmirësisht kemi një rënie të numrit të familjeve që janë përfituese të skemës sociale, që e marrin asistencën sociale derisa në vitin e kaluar, në qershor sipas statistikave të fundit i kishim 1 400 familje që kanë qenë përfituese. Këtë vit i kemi 1 061 familje që janë përfituese të skemës sociale, pra kemi një numër gati 300 familje që janë më pak. Kjo po tregon që ne po mundohemi ta shtrijmë rrjetin tonë si kryeqytet tek qytetarët në kuptimin e asaj që t’u ofrojmë hapësira, vende të punës. T’u tregojmë atyre që më mirë të jenë punëtorë në një vend të caktuar të punës, sepse çdo punë kur bëhet me nder është e mirë. Mos të jenë përfitues, barrë e shtetit”.

“Jemi duke shkuar në hartimin e këtyre politikave, edhe me viktimat e dhunës të cilat potencialisht mund të jenë edhe raste sociale duke i integruar në tregun e punës, dhe nuk bëhen barrë e shtetit, por përkundër bëhen kontribuues të zhvillimit ekonomik të shtetit. Si kryeqytet jemi në rrugë të duhur, jemi duke bërë më të mirën e mundshme çka mund ta bëjmë, dhe jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë edhe me komuna të tjera, që t’u ndihmojmë edhe atyre që të aplikojnë edhe ato këto politika sepse vlerësojmë se janë shumë politika të shëndetshme sociale për të integruar secilën familje dhe individ në shoqëri”, tha Sahiti.

Drejtoresha Sahiti poashtu tha se lehonat që janë të përfshira në skema sociale përfitojnë një shumë prej 500 eurosh.

“E kemi një kategori vetëm për lehonat që janë pjesë e skemës sociale dhe këtu u ofrojmë 500 euro në momentin që një grua e sjellë fëmijën e saj në jetë. Kemi me dhjetëra raste që kanë qenë deri më tani përfituese. Mbi 40 kalon shifra të cilën e kemi mbështetur dhe jemi të lumtur sepse për ne ka rëndësi që siç edhe e thash më herët që secili qytetar të trajtohet me dinjitet dhe ku ka më mirë sesa një bebes së sapoardhur në jetë t’i urojmë një mirëseardhje të tillë me një dhuratë të tillë që i’a bënë kryeqyteti”.

“Janë këto politika sociale të cilat janë mbështetur gjerësisht në masë të madhe nga secili qytetar që jeton në Prishtinë. Dhe ne vetëm se do shkojmë duke e zgjeruar gamën e ndihmesave dhe të vendimeve të mira në dobi sidomos të grupeve të margjinalizuara”.

Share This:

Tags: Prishtina
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Ekonomi

I pari i futbollit në botë uron

5 February 2026
Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e

5 February 2026
RELATED Stories for you
Futboll Lajme Sport Superliga e Kosovës

Të dielën zhvillohet Superkupa e Kosovës, në

23 January 2026

Kampionia e Kosovës në futboll Drita dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, të

Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri

19 January 2026

Përmes një postimi në Facebook, Hamza e ka quajtur shqetësuese këtë fenomen, teksa thekson

Lajme

Në Prishtinën e LDK-së, VV-ja i merr

29 December 2025

Kur janë numëruar 100% të votave në Prishtinë, e cila udhëhiqet nga LDK-ja, Lëvizja

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.