Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, vdesin të katër anëtarët nga rrjedhja e gazit

 Në kuadër të aktiviteteve të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në Muzeun Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita fotodokumentare “KFOR dhe Kosova +25”.
Lajme

Në kuadër të aktiviteteve të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në Muzeun Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita fotodokumentare “KFOR dhe Kosova +25”.

11 June 2024 0 Comment 5 min read

AA

Ekspozita përfshinë një fotodokumentar unik nga fotografi skocez Nick Sidle, i realizuar në Kosovë në vitin 2000-2001, duke treguar jetën dhe punën e paqeruajtësve të KFOR-it.

Ajo paraqet një periudhë historike të rëndësishme dhe ofron një pasqyrë unike në jetën dhe punën e paqeruajtësve, si dhe ndikimin e tyre në Kosovë dhe përtej, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të siguruar paqen dhe stabilitetin.

Të pranishëm në hapje të ekspozitës dhe folës ishin kryeministri Albin Kurti, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Kryeministri Kurti tha se ekspozita na sjell kontrastin e çnjerëzores së një regjimi dhe bukurisë së hirshme të njerëzimit, që krahas mbajtjes së gjallë të kujtimeve është edhe informues dhe frymëzuese për brezat e rinj. Ai falënderoi dhe vlerësoi rolin e NATO-s në mbështetje të Kosovës, duke pohuar se ky foto-dokumentim unik i fotografit dhe gazetarit Nick Sidle është një testament për guximin dhe sakrificat e atyre që kanë kontribuar për paqe në vendin tonë.

Ndërkaq Robertson u kthye pas në kohë, duke kujtuar vendimin historik për ndërhyrjen e NATO-s për të dëbuar forcat serbe nga Kosova. Ai theksoi se 25 vjet më parë ishte një kohë shumë e vështirë, pasi siç tha i ishin kundër një armiku të fuqishëm dhe nuk e kishin as rezolutë të KS OKB-së për të ndërhyrë, por që ministrat e atëhershëm të 19 vendeve të NATO-s morën vendimin e madh që forcat e Slobodan Millosheviqit të dëboheshin.

Ndërsa drejtoresha e Heartstone, Sita Kumari, e cila ka menaxhuar këtë projekt, ka folur për sfondin historik, mënyrën se si u mblodhën materialet dhe rolin e tyre në atë kohë dhe sot.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe ministri Hajrulla Çeku, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ministri Xhelal Sveçla, ministrja Rozeta Hajdari, ushtruesja e detyrës së drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu dhe deputetë.

Gjithashtu në ngjarjen online kanë marrë pjesë fotografi Nick Sidle, drejtori i UNA Scotland, dr. Gari Donn dhe drejtori i Interfaith Scotland, dr. Maureen Sier, të dy organizatat partnere me Heartstone për këtë nismë, Lord David Hannay – kryetar i Grupit të Përbashkët Parlamentar, Dhomat e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Clive Soley dhe gjeneral Sir Nicholas Carter – Komandanti i parë i Batalionit të 2-të të Royal Green Jackets në Prishtinë në vitin 1999, veteranë nga imazhet që janë gjurmuar për të ndarë përvojat e tyre pas 25 viteve dhe përfaqësues të regjimenteve të paraqitura në fotodokumentar.

Lord George Robertson mori dhuratë nga Muzeu Kombëtar një figurë të kokës antropomorfe të terrakotës që është pjesë e koleksionit arkeologjik të Kosovës, por që në mënyrë të paligjshme origjinali i saj po mbahet në Serbi, të cilën ia dorëzoi ministri Çeku.

Share This:

Tags: KFOR MKRS
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së,

5 February 2026
Lajme

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin

5 February 2026
Futboll

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet:

5 February 2026
Ciceroni

Ishte i dënuar për një vrasje në

5 February 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Kulturë Kuriozitete Lajme

Përfundon restaurimi i Xhamisë në Meshinë të

19 January 2026

Ministria për Kulturë, Rini e Sport, gjegjësisht ministri në detyrë i MKRS-së, Hajrulla Çeku,

Futboll Sport

MKRS me shkresë zyrtare në drejtim të

16 January 2026

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) i ka dërguar email zyrtar Federatës së

Lajme

MKRS thotë se Bekë Berisha nuk mund

15 January 2026

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar pas zgjedhjes së Bekë Berishës si

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.