Në Gjilan u përurua vepra “Për Sylejman Kraniqin I”
Dega e LSHK-së në Gjilan dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, sot, në Bibliotekën e qytetit përuruan veprën e atdhetarit dhe shkrimtarit “Për Sulejman Krasniqin I”.
Për veprimtarinë e këtij atdhetari e shkrimtari të madh të letërsisë sonë folën kryetari i Degës së LSHK-së në Gjilan, prof. Hysen Këçiku, prof. dr. Shyqri Galica, kryetar i LSHK-së, prof. dr. Emin Kabashi, Saime Isufi dhe mr. Bedri Zyberaj. Pjesë të veprës deklamoi Liridona Mehmeti.
Punimet e tyre kishin të bënin me jetën dhe veprën e atdhetarit e shkrimtarit Sulejman Krasniqi, përkatësisht me veprën që u përurua me këtë rast, “Për Sulejman Krasniqin I”.