Ndryshime në Superkupën e Evropës
Superkupa e Evropës pritet të ketë ndryshime shumë shpejt. UEFA do të shtojë në garën për këtë trofe të tjera skuadra.
Në ndryshim nga çfarë jemi mësuar deri më tani, që fituesi i Champions League përballet me fituesin e Europa League për trofeun e Superkupës, garës do i bashkohet edhe triumfatori i kompeticionit të tretë, pra i Conference League.
Në një situatë të tillë edhe formati do të pësojë ndryshime. Fituesi i Champions League nuk do të përfshihet më në një ndeshje të vetme me fituesin e Europa League, por do të kalojë në një format të ri që përfshin një “Final Four”.
Megjithatë, aktualisht nuk janë përcaktuar ende kriteret për pjesëmarrëset, pasi nuk ka siguri as për sezonin në të cilin do të nisin ndryshimet.