Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Manchester United mund të sjellë yje të mëdhenj pas mbylljes së afatit kalimtar

Vedat Muriqi, sulmuesi i parë shqiptar në histori në Top 5-en europiane për Këpucën e

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, një person dërgohet në spital

Komandanti i KFOR-it Turk vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens

Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar komunal në Gjilan

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga shiu dhe bora

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi në shëndetësi, pensionohet kryeinfermierja Nafije Ajvazi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë, diskutohen projekte për digitalizimin e mësimit

Parashikimi i motit për nesër, shi e borë

 Ndërroi jetë Prof. Mr. Shefik Haliti
Lajme

Ndërroi jetë Prof. Mr. Shefik Haliti

18 March 2024 0 Comment 10 min read

AA

Gjilan: 18 mars 2024 – Miqë, kolegë e punëtorë të shumtë arsimor gjithandej kanë marrë lajmin e ndjerë se ka ndërruar jetë Prof. mr. Shefik Haliti, ish profesor në Ish Shkollën e lartë Pedagogjike “Skënderbeu” në Gjilan, për dekada me radhë, shkruan Tv Gjilani.

Prof. Mr. Shefik Haliti një jetë të tërë ia ka kushtuar edukimit të brezave të shumë gjeneratave në Shlollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” në Gjilan.

Lajmi për vdekjen e tij ka trondituar mbarë komunitetin pedagogjik në Gjilan dhe komunat tjera të anamoravës e shumë më gjërë, pasi ishte professor I shumë gjeneratave të studentëve që u edukuan dhe shkolluan deri në përgatitje adekuate profesionale të edukimit e mësuesisë në SHLP “Skënderbeu” në Gjilan.

Lajmin për vdekjen e profesorit të nderuar Shefik Haliti, e ka publikuar kolegu I tij, Prof. Dr. Bahtijar Kryezu në profilin e tij në facebook, duke saktësuar se ceremonia e varrimit mbahet të hënën më 18 mars, në ora 15:00.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë NJOFTOJMË miqtë, shokët e dashamirët e tij se sot, në orën 15:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit, bëhet varrimi i të ndjerit Prof. mr. Shefik Haliti, i cili në natën që e lamë pas ndërroi jetë në shtëpinë e tij”.

Më tejnë njofitm thuhet se të marten më 19 mars do të mbahet një mbledhje komemorative, ndërsa ëhstë formuar këshilli për varrim.

“Nesër, më datë 19.3.2024 (e martë), në orën 11:00, do të mbahet mbledhja e komemoracionit. Mbledhja mbahet në lokalet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan”, ka shkruar ai.

Në fund të njoftimit bëhet i ditur Këshilli i varrimit, i cili përbëhet nga ish-kolegë të të ndjerit, Prof. mr. Shefik Haliti, në përbërje: Prof. dr. Faik Shkodra Prof. dr. Nuhi Rexhepi Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, shkruan Tv gjilani.

Biografia

Prof. Mr. Shefik Haliti u lind më 20 korrik 1942 në fshatin Muhoc të Bujanocit, nga babai Raxhep dhe nëna Gjevrije. Rrjedh nga një familje intelektuale dhe arsimdashëse.

Shkollën fillore – semimaturën e kreu në vendlindje në vitin 1956. Pas tri vite pauzë vazhdoi shkollën e mesme të mësuesisë – Normalen në Gjilan, të cilën e mbaroi në vitin shkollor 1964 – 1965.

Në vitin akademik 1965 – 1966 u regjistrua në Fakultetin Filozofik, dega e Pedagogjisë në Prishtinë. Diplomoi më 30 qershor 1969, dhe fitoi titullin profesor i lëndës së pedagogjisë.

Në vitin shkollor 1966 – 1967 studioi dhe punoi në cilësinë e mësimdhënësit në shkollën fillore “ Migjeni” në Muhoc. Në vitin 1969 themeloi marrëdhënie të rregullt pune në shkollën e mesme Normale në Gjilan, e cila përgatiste kuadro për ciklin e ultë të shkollës fillore prej klasës I – IV. Madje kreu shërbimin ushtarak në Sisak të Kroacisë (shërbeu 11 muaj ). Prap e vazhdoi punën në Shkollën Normale, në të cilë punoi deri në vitin 1975.

Në vitin shkollor 1975 – 1976 në Gjilan u hap Akademia Pedagogjike, në të cilën punoi në cilësinë e ligjeruesit të lëndëve pedagogjike për katër vite me radhë. Në vitin akademik 1980 – 1981 falë aktivitetit të tij u avancua (fitoi) në titullin akademik profesor i gruplëndëve pedagogjike.

Në vitin 1983 magjistroi në Fakultetin Filozofik – Universiteti i Prishtinës në Prishtinë, para komisionit vlerësues: akademik Jashar Rexhepagiqi, prof. dr. Masar Kodra dhe prof. dr. Qamil Gexha, me temën: “Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit në komunën e Gjilanit 1945-1980”.

Në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” punoi deri në vitin 2005. Prej vitit shkollor 2002 – 2003, me hapjen e Fakultetit të Edukimit me qendër në Gjilan, ishte i angazhuar për të ligjëruar gruplëndët pedagogjike si Teori e mësimit, Shkolla dhe familja dhe Arsimi permanent, deri në vitin kalendarik 2012.

Dy mandate ishte anëtar i senatit të Universitetit të Prishtinës. Njërin mandat kur rektor ishte akademik Gazment Zajmi, kurse tjetrin manat kur në krye të Universitetit ishte prof. dr. Ejup Statovci.

Krahas profesionit ka ushtruar edhe detyrën e zëvendësdrejtortit dhe drejtorit të Shkollës Lartë Pedagogjike në Gjilan. Detyrën e zëvendësdrejtorit e uashtroi për katër mandate në këto vite kaledarike: 1975 – 1977, 1991 – 1993, 1993 – 1995 dhe 1998.

Ndërsa prej 23 nëntor 2007 deri më 05 mars 2009 e ka ushtruar detyrën e dekanit në Universitetin privat “Fama “ në Gjilan, në kuadër të të cilit funksiononin këto fakultete: Fakulteti Ekonomik Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Psikologjisë.

Krahas punës pedagogjike me studentë, në mënyrë aktive, kreative dhe permanente, merrej edhe me punë kërkimore – shkencore në fushën e arsimit.

Ka botuar një mori punimesh të karakterit teorik dhe praktik të cilat përkojnë drejtpërdrejti me procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies, të cilat i ka botuar nëpër gazetat dhe revistat përkatëse në gjuhën shqipe si në “Shkëndija”, “Bota Sot”, “Pavarësia”, “Flaka e vëllazërimit” e kështu me radhë.

Deri tashti ka botuar mbi 100 njësi bibliografike.

I. Botime të veçanta:

1. Zhvillimi i shkollave dhe arsimit në komunën e Gjilanit 1945 – 1980, Prishtinë, 2004

2. Artikuj të përzgjedhur pedagogjikë, Prishtinë, 2003

3. Doracak i mësimit praktik për studentë, Prishtinë, 2004

4. Në kërkim të pedagogjisë reformuese, Gjilan, 2007

5. Shkolla fillore “Migjeni “e Muhocit 1945-2010, Prishtinë, 2015 dhe

6. Shkolla Normale “Skënderbeu” 1959-1974, Prishtinë, 2016

I. Recensent i teksteve

1. Matematika për klasën e pare (1) për arsimin fillor të të rriturve, ETMM, Prishtinë, 1980

2. Matematika për klasën e dytë (II) për arsimin fillor të të rriturve, ETMM, Prishtinë, 1980

3. Dr. Abdylaziz Veseli, Pedagogjia parashkollore, Prishtinë, 1987

4. Mr. Zeqir Demi, Zhvillimi i shkollave dhe arsimit në territorin e sotëm të Anamoravës, Prishtinë, 1997

5. Dr. Vaxhid Nuredini, Pedagogjia, Prishtinë, 1999

6. Prof. Besim Dyla, Didaktika e vlerësimit të përparimit të nxënësve, Prishtinë, 2001

7. Azem Veseli, Muhoci i Bujanocit, Prishtinë, 2008 dhe

8. Selman Mehaj, Institucioni për edukimin dhe arsimin parashkollor të fëmijëve “Gëzimi ynë” të Mitrovicës, Prishtinë, 2009 Mr.

Share This:

Tags: Gjilan Shefik HAliti SHLP Skenderbeu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Manchester United mund të sjellë yje të

4 February 2026
Futboll

Vedat Muriqi, sulmuesi i parë shqiptar në

4 February 2026
Ekonomi

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë,

4 February 2026
Ciceroni

Komandanti i KFOR-it Turk vizitoi Spitalin e

4 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme Natyra

Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar

4 February 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, ish-zyrtari komunal i Gjilanit, Rrustem Haziri. Familja

Ciceroni Kulturë Lajme Letërsi Librari

Shkollat e Gjilanit pasurojnë bibliotekat me lektyra

29 January 2026

Gjilan – Si menaxhere e kontratës për furnizimin e shkollave me lektyra, e emëruar

Featured Lajme

Gjilan: Dyshohet për trafikim dhe mbajtje me

28 January 2026

Një rast i rëndë i dyshuar i trafikimit me njerëz është zbuluar në Gjilan,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.