Tuesday 31 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vjedhje e madhe në Gjilan – zhduket një ton bakër, dëmi rreth 14 mijë euro

Prof. Hajrush Fazliu nderohet me Medaljen Presidenciale për kontribut të jashtëzakonshëm në artin e pikturës

Osmani premton medalje presidenciale të meritave për Kombëtaren e Kosovës

Ministri turk zbarkon në Kosovë për përballjen historike Kosovë–Turqi

Medalje Presidenciale për Ansamblin “Gjilani”

U pensionua Elfete Sherifi, profesoreshë e biologjisë

Nxënësja Agnesa Dauti, recituese e shkëlqyer

Ceremonia e hapjes së Klinikës Ligjore “Mbrojtja Ndërkombëtare – Azili, Refugjatët dhe Pashtetësia” në UKZ

Foda optimist para finales: “Gjasat 50-50, por Kosova synon Botërorin 2026”

Hyseni: Gjilani dëshmoi se është qendër e hapur ndaj vlerave evropiane dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

 Ndërroi jetë Jakup (Avdullah) Berisha, një nga themeluesit e brezave të parë të futbollit në Gjilan
Lajme Opinione Shëndeti Sport

Ndërroi jetë Jakup (Avdullah) Berisha, një nga themeluesit e brezave të parë të futbollit në Gjilan

11 February 2026 0 Comment 4 min read

AA

Gjilani ka humbur një nga figurat e tij më përfaqësuese në sport dhe arsim. Ka ndërruar jetë Jakup (Avdullah) Berisha, veteran i futbollit, punëtor shumëvjeçar i arsimit dhe një nga emrat referues të fillimeve dhe zhvillimit të futbollit në Rajonin e Gjilanit.

Jakup Berisha i takonte brezave të parë që u morën aktivisht me futboll në Gjilan, në një kohë kur sporti po merrte formë dhe identitet në këtë pjesë të Kosovës. Ai ishte ndër të paktët veteranë që, përmes karrierës së tij, mbeti pikë referimi për fillesat e futbollit gjilanas dhe për klubet që e identifikuan dhe e ndërtuan këtë sport në qytet ndër dekada.

Karrierën sportive e nisi herët, si 15-vjeçar në C. Zvezda të Gjilanit, duke u shquar menjëherë si talent i rrallë. Vetëm dy vite më vonë, në moshën 17-vjeçare, Berisha arriti të përfaqësojë Kombëtaren e ish-Jugosllavisë, një arritje e jashtëzakonshme për kohën dhe një moment historik për futbollin e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ai ishte ndër të vetmit futbollistë nga Kosova dhe hapësirat e tjera shqiptare që u bë pjesë e përfaqësueses së ish-Jugosllavisë, duke luajtur përkrah emrave të mëdhenj të futbollit të asaj kohe si Shekullarac, Shoshkiq, Galiq, Stipiq, Popoviq, Mugosha dhe Mlladenoviq. Talentin dhe potencialin e tij e kishte vlerësuar lart edhe selektori i atëhershëm, Misha Paviq, i cili e kishte konsideruar Berishën si një nga talentët më premtues të asaj periudhe.

Gjatë karrierës së tij aktive, Jakup Berisha mbrojti ngjyrat edhe të klubeve si Liria e Prizrenit dhe Trepça e Mitrovicës, duke lënë gjurmë të dukshme kudo që luajti. Përveç suksesit sportiv, ai u dallua për korrektësinë, disiplinën dhe përkushtimin ndaj lojës, vlera që e shoqëruan gjithë jetën.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Berisha vazhdoi të kontribuojë në futboll edhe si trajner dhe zyrtar sporti. Ai ishte trajner i C. Zvezdës së Gjilanit në vitet 1973–1975 dhe i KF Dritës në periudhën 1982–1984. Në vitet 1993–1996, ishte përgjegjës i grupit të Ferizajit në kuadër të Ligës së Parë të Futbollit të Kosovës, në një periudhë të vështirë kur garat zhvilloheshin jashtë terreneve zyrtare dhe në rrethana të jashtëzakonshme.

Nga viti 1991 deri më 2000, Jakup Berisha ishte anëtar i Kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në organizimin dhe konsolidimin e futbollit kosovar në vitet e para të funksionimit të saj.

Jakup (Avdullah) Berisha do të kujtohet si një njeri i përkushtuar ndaj futbollit dhe arsimit, si pjesë e brezit që vendosi themelet e këtij sporti në Gjilan dhe si figurë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit kosovar.

Njoftimi mortor nga familja:

Njoftim mortor
Varrimi i Jakup (Avdullah) Berishës bëhet më 12.02.2026, në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Të pamet mbahen nga data 13.02.2026 deri më 15.02.2026, në Restorant “Luli”, në Gjilan.

TV Gjilani shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha dhe gjithë komunitetit sportiv e arsimor për këtë humbje të madhe.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Kosova në prag të Kupës së Botës

30 March 2026
Lajme

Vjedhje e madhe në Gjilan – zhduket

30 March 2026
Arte Pamore

Prof. Hajrush Fazliu nderohet me Medaljen Presidenciale

30 March 2026
Lajme

Osmani premton medalje presidenciale të meritave për

30 March 2026
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Botërorë Sport

Kosova në prag të Kupës së Botës

30 March 2026

Darkë tradicionale dhe bashkëpunim ndërkombëtar përpara finales Kosovë – Turqi. Në prag të finales

Lajme

Vjedhje e madhe në Gjilan – zhduket

30 March 2026

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Gjilanin, ku persona të paidentifikuar kanë depërtuar

Arte Pamore Arte tjera Kulturë Lajme

Prof. Hajrush Fazliu nderohet me Medaljen Presidenciale

30 March 2026

Prof. Hajrush Fazliu, një prej figurave më të spikatura të artit të pikturës në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.