Ndërpritet seanca, s’ka kuorum për amandamentet e Presidentit
Në mungesë kuorumi, ka dështuar të enjten seanca e jashtëzakonshme plenare me pikën e vetme të rendit të ditës, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit me votë direkt nga populli.
