Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare inxhinieri dhe afaristi gjilanas Adem Syla
Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare inxhinieri dhe afaristi nga Gjilan, Adem Syla.
Syla njihej si një ndër afaristët e parë në Gjilan pas luftës, duke themeluar kompaninë e njohur AS Inxhiniering, e cila veproi për vite me radhë në fushën e inxhinierisë dhe ndërtimtarisë.
Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar miq dhe bashkëpunëtorë të shumtë. Miku i tij, Jahir Kërçeli, përmes një reagimi ka shprehur pikëllimin për humbjen e Sylës, duke theksuar se me të kishte ndarë shumë kujtime, biseda dhe momente të paharrueshme, ndërsa miqësia e tyre do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e premte) në varrezat e qytetit në Gjilan.
