Muriqi vendimtar në fund, Mallorca trondit Real Madridin
Mallorca ka arritur një triumf të madh në shtëpi përballë Real Madridit, duke i dhënë fund një pritjeje të gjatë prej 14 vitesh pa fitore ndaj gjigantit spanjoll.
Heroi i ndeshjes ishte Vedat Muriqi, i cili realizoi golin e fitores në minutat shtesë. Pas një pasimi të saktë nga Joseph, sulmuesi kosovar u gjend përballë portierit Andriy Lunin dhe me një goditje të fuqishme e të saktë dërgoi topin në rrjetë në minutën 90+1.
🚨🇪🇸 | GOAL: VEDAT MURIQI GIVES THE LEAD FOR MALLORCA IN THE 91ST MINUTE! WHAT A MOMENT!
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) April 4, 2026
Mallorca 2-1 Real Madrid.
pic.twitter.com/peXaKMJMxE
Ky realizim shënon golin e tij të 19-të në La Liga këtë sezon, duke konfirmuar formën e shkëlqyer. Falë kësaj fitoreje, Mallorca arrin në kuotën e 31 pikëve dhe largohet nga zona e rrezikshme në tabelë.
Ndërkohë, kjo humbje për Real Madridin komplikon garën për titull, duke i hapur rrugë Barcelonës që të shkëputet me shtatë pikë në rast se fiton përballjen ndaj Atletico Madridit.
