Muric dhe Bekaj pa minutazhë, Ujkani pa skuadër| Mushica tregon se kush duhet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Zvicrës
Dardanët do të luajnë dy ndeshje kualifikues për Euro 2024 në kuadër të Grupit I.
Fillimisht Kosova do ta presë Zvicrën në Prishtinë më 9 shtator, pastaj do të luajë në transfertë ndaj Rumanisë më 12 shtator.
Lexo edhe:
Ish portieri i mirënjohur kosovar dhe ish portieri i Kombëtares së Kosovës, Kushtrim Mushica ka analizuar ndeshjen ndaj Zvicrës, duke thënë se ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë shumë e vështirë, kjo për shkak të forcës që kanë ‘Helvetët’.
“Ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë shumë e vështirë, sepse do të përballemi me një kombëtare shumë të fortë, një kombëtare që ka treguar ndeshje të mira në kontinuitet. Zvicra ka luajtur në çdo Evropian dhe Botëror në kohët e fundit, poashtu edhe kalimin e grupeve, duke regjistruar rezultate historike”, tha fillimisht ai.
Tutje, ai u pyet edhe për rolin e titullarit në portën e Kosovës, me tre portierët që nuk kanë pasur minuta tek skuadrat ku angazhohen. Në fakt, Samir Ujkani është edhe pa skuadër.
Mushica tha se bazuar edhe tek paraqitjet e edicionit të kaluar, Aro Muric duhet të jetë titullar në këtë takim.