Moti sot, 18 Janar 2026 – vranët dhe me diell
Të dielën parashikohet që vranësirat e ulëta të jenë të pranishme deri në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë orëve vijuese të ditës pritet të tërhiqen.
Në jug të vendit, vranësirat mund të mbeten deri vonë pasdite ose në mbrëmje.
Era do të fryjë nga veriu dhe lindja me shpejtësi prej 10-33 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 6°C. /MeteoKosova/
