Moti i ligë pezullon lundrimin e anijeve për tri ditë në Shqipëri
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike që pritet të përkeqësohet në bregdetin e Shqipërisë është pezulluar lundrimi i anijeve.
Duke filluar nga sot në ora 14:00 deri më 12 shkurt do të vlejë vendimi për pezullim.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 06:00 të datës 12.02.2024./TCH