Mot me diell e vranësira në 5 ditët e ardhshme
Prishtina Weather ka njoftuar se si do të mbajë moti në javën që po vjen.
Në fillim pritet të ketë kthjellime dhe ngrifca, ndërsa në pjesën e dytë ka mundësi për të reshur shiu e pak të borës.
18.12 – Kthjellët e me diell. Në mëngjes ngrica, e ultësirave mundësi për mjegull.
19.12 – Në mëngjes ngrica, e ultësirave mjegull orëve të para të ditës. Më butë, kryesisht me diell gjatë ditës.
20.12 – Kryesisht me diell. Ultësirave mjegull që mund të mbetet edhe gjatë ditës.
21.12 – Vransira kalimtare dhe intervale me diell.
22.12 – Kryesisht me vransira. Më vonë pasdite dhe mbrëmje priten të reshura shiu, me mundësi të përzien edhe me borë me rënie të temperaturës.
Qetësitë dominojnë këto ditë të para të javës. Herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Nga dita e enjte frynë erë e lehtë verilindore deri në 5m/s, ndërsa të premtën jugore edhe mesatare 4-12m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht shumë e lartë mbi vlera normale, me tendencë të një rënie të thellë deri të premtën.