Mori pije derisa lokali ishte mbyllur: Kosovari e lë një letër dhe 100 euro në shenjë mirënjohje në bregdetin shqiptar
Një kamarier në një lokal në Gjirin e Shën Andreut në Shqipëri, ka ndarë një histori për mediat në Shqipëri.
Sot në mëngjes, ai gjeti një letër të shkruar nga një klient nga Kosova, i cili kishte marrë pije nga frigoriferi i lokalit, kur e gjeti atë të mbyllur, njofton JOQ Albania.
Klienti ka lënë pagesën 100 euro së bashku me një letër falënderimi për ambientin e këndshëm.
Kamarieri, i prekur nga ky gjest, kërkon të gjejë personin që e ka lënë këtë mesazh për t’i shprehur mirënjohjen e tij.