MKRS: “Vazhdojmë me pasurimin e listës së aseteve të trashëgimisë kulturore” – 13 asete shtesë, 5 nga to nga Gjilani!
Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së Kosovës, ka vazhduar me pasurimin e listës së asteve të trashëgimisë, të cilat do të kenë mbrojtje të përhershme institucionale. Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e MKRS-së.
“Vazhdojmë me pasurimin e listës së aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme. 13 asete shtesë, tash në mbrojtje të përhershme”, ka shkruar faqja e MKRS-së.
Ministria për Kulturëe, Rini e Sport e Republikës së Kosovës, ka vazhduar me pasurimin e listës së asteve të trashëgimisë, të cilat do të kenë mbrojtje të përhershme institucionale. Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e MKRS-së.
“Vazhdojmë me pasurimin e listës së aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme. 13 asete shtesë, tash në mbrojtje të përhershme”, ka shkruar faqja e MKRS-së.
Në mesin e aseteve të trashëgmisë kanë hyrë 5 sosh nga komuna e Gjilanit, gjegjësisht qyteti i Gjilanit, si në vijim: Gjilan – Shtëpia e Zekirja Abdullahut, Kisha e Shën Anës, Objekti i Kajmekamëllekut, Objekti i ish Depos Ushtarake Turke, si dhe Shtëpia e Haxhi Ahmetit.
Në Prizren: – Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kompleksi i Kishës Katolike “Zonja Ndihmëtare”, Kroi i Binbashit, Shtëpia e Musa Shehzades, në Partesh: – Kisha e Shndërrimit, në Ferizaj: – Kompleksi i Ndërtesave: Xhami e Kishë Ortodokse, Në Kamenicë: Teqeja e Sheh Zenel Abedinit, Në Kaçanik: Xhamia e Hoxhë Sinan Pashës, shkruan kjo faqe duke përfunduar me konstatimin për Çdo ditë përkushtim të MKRS-së në mbrojtje, ruajtje dhe funksionalizim të aseteve të trashëgimisë sonë.