Wednesday 16 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Hapet Ekspozita “Retrospektivë” e piktorit Zeqirja Rexhepi

Morina Bunjaku: Në Gjilan, besojmë se nuk ka demokraci pa barazi dhe pa përfaqësim të

Hagë: Sot vendimi për mocionin e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Specialja shpall sot vendimin për mocionin e Mbrojtjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”: Deliu:

Parashikimi i motit për të mërkurë, 16 korrik 2025

Mundësi për reshje, parashikimi i motit për nesër

Eskalojnë zjarret në Tugjec të Kamenicës, reagon nënkryetari Faton Jakupi: “Situata paraqitet serioze por tashmë

Ja si mund ta shihni – FC Drita del me njoftim për transmetimin e ndeshjes

Zbulohet formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube

Elon Musk publikon një hartë të natalitetit në Evropë, në të Kosova renditet me normën

 MKRS nuk ia financon festivalin për fëmijë, drejtoresha e festivalit “Molëkuqet” reagon me “fletërrufe”, i dërgon letër të hapur reaguese MKRS-së, z. Hajrullah Ceku
Kulturë Muzikë

MKRS nuk ia financon festivalin për fëmijë, drejtoresha e festivalit “Molëkuqet” reagon me “fletërrufe”, i dërgon letër të hapur reaguese MKRS-së, z. Hajrullah Ceku

3 August 2024 0 Comment 6 min read

AA

MKRS nuk ia financon festivalin për fëmijë, drejtoresha e festivalit “Molëkuqet” reagon me “fletërrufe”, i dërgon letër të hapur reaguese MKRS-së, z. Hajrullah Ceku.

Drejtoresha e Festivalit për fëmijë “Mollëkuqet”, profesoresha Arta Haziri Nuhiu, ka reaguar ndaj vendimit të MKRS-së, pasi ky institucion nuk e ka vlerësuar projektin e kësaj organizate për ta financuar festivalin në fjalë.

Përmes një letre të hapur në formë reagimi, profesoresha Arta Haziri Nuhiu, i është drejtuar vet ministrit Hajrullah Ceku, pasi nuk ëhstë marrë në konsideratë madje edhe ankesa e saj bazuar në afatet e ankimimit, përkitazi me thirrjen publike për OJQ dhe Individë, për projektet për Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore, kohë më parë.

“I nderuar Ministër: Duke sjellur në vëmendje çështjen e thirrjeve të fundit për art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, ku në shpalljen e rezultateve të para jemi refuzuar për mbështetje financiare, si dhe pas rishqyrtimit të ankesës tonë, aktiviteti ynë kulturor nuk është rreshtuar në listën e aktiviteteve të mbështetura nga Ministria. Ne jemi të zhgënjyer plotësisht nga mungesa e mbështetjes financiare nga Ministria për festivalin internacional “Rising Stars”, pavarësisht nga përpjekjet tona maksimale, duke siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim dhe madje duke aplikuar me dokumente shtesë me qëllim të transparencës. Ne çdo ditë, bëjmë shumë punë dhe përkushtim për organizimin e festivalit , andaj mospërkrahja është një zhgënjim i madh për ne”, ka shkuar faqja e OJQ-së “Mollëkuqet”, në kuadër të së cilës organizohet festivali “Rising Stars”.

Më tej profesoresha haziri – nuhiu I ka bërë një përshkrim kronologjik vazhdimësisë së aktiviteteve ndër vite të këtij festivali për fëmijë dhe vet organiatës “Mollëkuqet”, duke mbështetur talentët e rinj në muzikë.

Postimi i Plotë:

Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet” ka një histori të gjatë në ofrimin e programeve cilësore që promovojnë kulturën, artin dhe krijimtarinë. Vizioni ynë përputhet me qëllimet e Ministrisë dhe ne e kemi vendosur veten si një qendër jetike kulturore për komunitetin tonë. Ne ofrojmë një mjedis të sigurtë dhe gjithëpërfshirës për individët që të zhvillojnë formën e tyre të artit dhe kemi kontribuar ndjeshëm në avancimin e arteve në komunitetin tonë.

Pavarësisht potencialit tonë të qartë dhe angazhimit për përsosmëri, ne nuk kemi marrë fondet e nevojshme për të vazhduar operacionet tona. Besoj se kjo është një mundësi e humbur, jo vetëm për këtë qendër por për komunitetin tonë në tërësi. Kërkoj me respekt që ju, si Ministër përgjegjës për Kulturën, Rininë dhe Sportin, ta rishikoni këtë vendim dhe të siguroni financimin e nevojshëm për të mundësuar vazhdimin e punës sonë.

Jam e lumtur t’iu jap më shumë informacion rreth aktiviteteve dhe arritjeve tona.

“Mollëkuqet” funksionon si organizatë tash e 10 vjet. Është ideuar dhe themeluar nga Arta Haziri-Nuhiu. Krijimi i kësaj organizate erdhi si një dëshirë për të mbështetur talentet e rinj në muzikë, duke u dhënë atyre mundësi të ndryshme për të shfaqur talentin e tyre dhe për të përjetuar skena dhe eksperienca të natyrave të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Gjatë këtyre viteve, janë bërë sakrifica të mëdha vetëm që që kjo organizatë të mos shuhet, e që ta përkrah rininë në çdo moment.

“Mollëkuqet” dhe Rising Stars, si dy festivale, fillimisht kanë për qëllim zbulimin dhe promovimin e talentëve muzikorë brenda dhe jashtë trojeve shqip-folëse. Kjo ndërlidhet shumë mirë me zhvillimin e turizmit dhe promovimin e vlerave kombëtare që posedojmë, duke qenë se prej “Mollëkuqet” dhe “Rising Stars” kemi arritur ti sjellim rreth 25 shtete Kosovës, kështu duke realizuar dy festivale me përmasa të Eurovisionit. Garuesit sipas prirjes, dispozitave dhe interesimit individual zhvillojne shkathtesi te ndryshme per interpretim artistik ne kete aktivitet muzikor.

Share This:

Tags: Mollekuqet Rising Stars
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

UKZ mbajti sot provimin pranues në nivelin

16 July 2025
Lajme

Hapet Ekspozita “Retrospektivë” e piktorit Zeqirja Rexhepi

16 July 2025
Lajme

Morina Bunjaku: Në Gjilan, besojmë se nuk

16 July 2025
Uncategorised

Copenhagen shkruan për Dritën – Gjithçka që

16 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Hapet aplikacioni për artistët e vegjël, qendra

8 April 2025

Është hapur aplikacioni për artistët e vegjël, qendra “Molëkuqet” merr pjesë në festivalin “Tallin

Muzikë

Arta Haziri-Nuhiu përfaqëson Kosovën në Festivalin WAF

13 January 2025

Arta Haziri-Nuhiu nga Gjilani, drejtoreshë e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet”, ishte pjesë e jurisë

Kulturë Lajme Muzikë

Mbyllet festivali “Rising Star’s 2024”, Ilenia Llanaj

29 September 2024

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se edicioni i 11-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Muzikës “Mollëkuqet”

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.