Mirënjohje për 10 tatimpaguesit më të rregullt të tatimit në pronë në komunën e Gjilanit për vitin 2022
Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka ndarë 10 mirënjohje për tatimpaguesit më të mëdhenjë dhe më të rregullt të tatimit në pronë. Sot bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni shprehëm falenderimin dhe mirënjohjen tonë, për kontributin e këtyre bizneseve që me punën e tyre kanë ndikuar në zhvillim ekonomik dhe punësim të qytetarëve tanë.
Pronarëve të bizneseve të tyre të cilave u ndamë mirënjohje janë; Agmia Center me pronar Ahmet Demiri, Menakon – Metush Zymberin, Diagnoza – Fatmire Poroshtica, Kosova Comerce – Xhelal Qerimi, Planet Resort – Engjellushe Ismajli, Interplast Trocal- Shaban Xhymshiti, Calabria shpk.-Xhelal Selimi, MIA – Resmije Miftari dhe Fatmire Abazi B.I.
Përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta, bizneset dhe qytetarët e Gjilanit janë shembull më i mirë, se si mund të punohet dhe fitohet me nder dhe njëkohësisht të kryhen me rregull dhe me kohë obligimet ndaj komunës.
Ne i përgëzojm të gjitha bizneset dhe qytetarët, për punën dhe suksesin e tyre. Çdo e arritur e tyre është kontribut për komunën dhe vendin tonë.
Uroj që viti 2023 të jetë vit edhe më i mirë e mbarë, me suksese të reja për të gjitha bizneset tona dhe qytetarët e Gjilanit.