Wednesday 2 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mbahet mbledhja e senatit: Tri profesoresha në Këshillin Drejtues të UP “Hasan Prishtina”

I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisē në Gjilan

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Gjilani i së nesërmes ndërtohet me punë dhe vendime të mençura sot.

Vazhdojnë punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në Fshatin e Ri

Gazetarët nën presion politik – theksohet në tryezën për lirinë e mediave

Takimi i Osmanit me partitë, sipas PDK-së mbahet nesër

Ankohet Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

Hyseni: Mbi 2 milionë euro investime në shëndetësi që përmirësojnë jetën e qytetarëve

 Miratohet Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit (PKZMSA) 2022-2026
Lajme

Miratohet Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit (PKZMSA) 2022-2026

25 February 2022 0 Comment 4 min read

AA

U mbajt mbledhja e katërt me radhë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), i cili është organi më i lartë shtetëror koordinues për integrim evropian. Në këtë mbledhje u diskutua dhe miratua në parim Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022-2026.

Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit është proces shtetëror. Kërkon angazhim të të gjitha institucioneve, qoftë ministrive, Kuvendit apo edhe institucioneve të pavarura, tha kryeministri Kurti në fjalimin e tij në hapje të takimit.

Ai theksoi se gatishmëria politike dhe performanca e kënaqshme në zbatimin e reformave janë të domosdoshme për fazën e ardhshme të integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo pasi që në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, të mbajtur më 7 dhjetor 2021, Kosova ka marrë përsipër zotimin politik që gjatë këtij viti të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo pritet të hapë udhë që Kosova të bëhet shtet kandidat për anëtarësim.

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, prezantoi para të pranishmëve draftin final të Programit, me fokus në reformat kyçe në kuadër të tre blloqeve të këtij dokumenti: kritereve politike, kritereve ekonomike dhe standardeve evropiane – kapitujve të negociatave për anëtarësim. Lidhur me këtë ai nënvizoi tre aspekte kyçe. Së pari, zbatimi i reformave për integrim në BE është parakusht për të kaluar në fazën tjetër të aderimit në BE. Së dyti, zbatimi i këtyre reformave duhet të jetë në përputhje me prioritetet politike dhe gjetjet e Raportit më të fundit vjetor të KE-së për Kosovën, dhe institucionet zbatuese duhet të fokusojnë punën e tyre në zbatimin e këtyre prioriteteve. Së treti, Kosova duhet të tregojë progres në zbatimin e këtyre reformave, në veçanti në pjesën e parë të vitit. Zëvendëskryeministri Bislimi, theksoi se pjesa e dytë e vitit do të fokusohet në rrafshin diplomatik dhe përgatitjen e vendimmarrjes politike lidhur me aplikimin për anëtarësim me qëllim të arritjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim.

Në pjesën e dytë të mbledhjes, ministrat dhe udhëheqësit e institucioneve të tjera diskutuan specifikisht për reformat nën përgjegjësinë e institucioneve të tyre të parapara në draftin përfundimtar të Programit të MSA-së. Të gjithë bartësit e masave u zotuan se do të zbatojnë këto reforma në mënyrë të duhur dhe brenda afateve kohore, në bashkëpunim dhe koordinim me Zëvendëskryeministrin përgjegjës për integrim evropian dhe me Zyrën e Kryeministrit si institucion koordinues në këtë proces.

Drafti përfundimtar i Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së u miratua në parim nga KMIE. Ky program do të përcjellët për miratim në Qeveri dhe pastaj do t’i dorëzohet Kuvendit për miratim përfundimtar. Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së është kornizë gjithëpërfshirëse për përmbushjen e obligimeve të MSA-së dhe reformave të tjera për integrim në BE. Pas miratimit në Qeveri PKZMSA 2022-26 do të publikohet për vëmendjen e të gjitha palëve të interesuara.

https://kryeministri.rks-gov.net/miratohet-programi-kombetar-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit-pkzmsa-2022-2026/?fbclid=IwAR2AltDuw7mvHsGM6H7HkXCsJiYdr6XLkS0teGjcfPQA2nYNnkY1r5WVp3w

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Mbahet mbledhja e senatit: Tri profesoresha në

1 July 2025
Lajme

I riu nga Gjilani bëhet studenti i

1 July 2025
Lajme

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të

1 July 2025
Lajme

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar

1 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Mbahet mbledhja e senatit: Tri profesoresha në

1 July 2025

Anëtarët e UP-së në Këshillin Drejtues do të jenë prof. Mimoza Ibrani, prof. Teuta

Lajme

I riu nga Gjilani bëhet studenti i

1 July 2025

Art Morina, një i ri i nga Gjilani, është bërë studenti i parë nga

Lajme

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të

1 July 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se në disa momente gurthemelet që

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.