Thursday 17 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Dedikim emocional për personalitetin e shquar – Shef i Teknikës së Dhëmbëve – QKMF Gjilan,

Komuna e Gjilanit, e përkushtuar për barazi gjinore

Haziri: LDK-ja s’do të jetë pjesë e një marrëveshjeje Nisma – Vetëvendosje

Ky është i arrestuari për spiunazh – Mbante pozitën e zv/komandantit dhe shef i operativës

Konferenca e paralajmëruar pas demantit nga Grenelli, Presidentja në ora 16:30 del para gazetarëve

Haziri: Anamorava krejt dashni për LDK-në, më 12 tetor do ndodhë rikthimi i madh

Hapet Ekspozita “Retrospektivë” e piktorit Zeqirja Rexhepi

Morina Bunjaku: Në Gjilan, besojmë se nuk ka demokraci pa barazi dhe pa përfaqësim të

Hagë: Sot vendimi për mocionin e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Specialja shpall sot vendimin për mocionin e Mbrojtjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”: Deliu:

 Mira Murati: “po ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike””
Lajme

Mira Murati: “po ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike””

21 May 2025 0 Comment 8 min read

AA

Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në botë, nuk erdhi pa bujën e individëve.

Natyrisht që Sam Altman, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, qëndronte pas saj dhe ishte imazhi, por dikur në sfond, një vajzë me shikim të zbehtë dhe shprehi të mistershme e tërhiqte vëmendjen.

Ai shpërthim në treg i OpenAI, në fakt ishte shpërthimi i saj.

Mira Murati, vlonjatja simpatike dikur drejtoreshë operacionale e kompanisë dhe një ish-drejtuese në Tesla – produkt i manjatit Elon Musk – doli më vete dhe u dorëhoq pas suksesit të jashtëzakonshëm të ChatGPT botërisht.

Por kur të tjerë mendonin se figura e saj do të zbehej, në fakt ajo vetëm sa u forcua.

Fortune, revista prestigjioze amerikane, e specializuar në fushën e biznesit dhe me zyra në New York, e ka kuptuar dhe Mira Muratin, e pati renditur ndër 100 gratë më të pushtetshme në botë në radhitjen e tyre vjetore.

Murati zuri vendin e 57 në botë, sipas radhitjes së Fortune.

“Ashtu siç OpenAI shpërtheu në skenë në fund të vitit të kaluar, ashtu bëri edhe drejtoresha e teknologjisë, Mira Murati. Deri në lëshimin e ChatGPT, chatbot-it gjenerues të mundësuar nga AI i startup-it, teknologia kishte qenë nën radar. Tani ai po cilësohet si një nga figurat kryesore që formëson të ardhmen gjithnjë e më të përqendruar të AI në botën e biznesit”.

Është ky përshkrimi i parë që Fortune i ka bërë Muratit, të lindur e rritur në Shqipëri dhe suksesit të saj të jashtëzakonshëm.

Ajo tashmë është e larguar nga kompania, por Fortune nuk e eklipsonte ndikimin që ajo ka pasur, duke specifikuar se suksesi ishte pjesërisht edhe i saji personal.

“ChatGPT arriti 100 milionë përdorues aktivë mujorë në vetëm dy muaj dhe ka sjellë një revolucion të plotë teknologjik në më pak se një vit, me startup-e dhe kompani të mëdha që përpiqen të zhvillojnë produkte dhe strategji të mundësuara nga AI”.

Dikur kompania vlente 30 miliardë dollarë. Por sot, falë edhe Muratit dhe punës që ajo ka kryer, OpenAI vlen rreth 300 miliardë, sipas llogaritjeve të fundit të investitorëve.

Fortune pati shkruar edhe për ndikimin e saj jashtë normales në një kompani me atë lloj rritjeje:

“Ndikimi i Muratit në OpenAI është i jashtëzakonshëm, pasi ajo ishte e ngarkuar me udhëheqjen e ekipeve të saj të kërkimit, produkteve dhe sigurisë. Por me këtë fuqi vjen edhe përgjegjësi e madhe: Ish-inxhinierja e Teslës ka thënë se është në favor të më shumë rregullimit të produkteve të AI-së, por siç ndodh shpesh me teknologjitë e reja, zhvillimi dhe përvetësimi po ecin shumë më shpejt se politikëbërësit”.

Thinkin Machines Lab

Fundi i diçkaje nënkupton fillimin e një etape tjetër. Kështu ndodhi edhe për Muratin.

Ajo krijoi pas largimit nga OpenAI Thinking Machines Lab, një startup i ri në fushën e Inteligjencës Artificiale, i cili e vendos sërish në radar Muratin.

Murati kishte vendosur prej zanafillës një dysheme të domosdoshme investimesh. Ajo donte të kapte shifrën prej 2 miliardë dollarësh. Dhe në fakt thuajse e ka arritur këtë.

Diçka e tillë, siç është bërë me dije, do ta çonte vlerën e kompanisë menjëherë në mbi 10 miliardë dollarë. Pra, diku aty ku OpenAi e nisi.

Pjesë e investimit është bërë edhe Shqipëria, me një investim prej 10 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit, si një mënyrë e re për zhvilluar kapitalin, të cilin vendi nuk e ka eksperiemntuar më parë dhe po e bën për të parën herë me kompaninë e krijuar nga Murati.

“Po ndërtojmë një lloj të ri të Inteligjencës Artificiale – një që njerëzit mund t’i besojnë, ta formësojnë dhe ta kuptojnë”, tha Murati në një deklaratë lidhur me kompaninë e saj të re. “Nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e njerëzve, por për amplifikimin e asaj që na bën unikë”.

Në botën e biznesit në fakt, ajo njihet si një magnet për talentin dhe kapitalin. Ajo arrin të gjejë njerëzit më të zotë, të sjellë investime të pamatshme. Por edhe të drejtorë si asnjë tjetër.

Mbi të gjitha, sjell etikën në botën e AI.

Ndryshe nga shumë startup-e në garën e Inteligjencës Artificiale, që përqendrohen në arritjen e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI), qasja e Muratit është më pragmatike dhe etike.

Thinking Machines Lab po thekson sigurinë, përdorimin dhe AI-në që përshtatet me nevojat individuale dhe kontekstin shoqëror. Vërejtjet e saj publike sugjerojnë se kompania mund të jetë duke eksploruar mjete që kombinojnë arsyetimin simbolik me të mësuarit e thellë – ndoshta duke ndjekur një qasje hibride ndaj arkitekturës së AI-së në përgjithësi.

Diçka që në fakt të tjerët nuk e kanë bërë dhe dallimi i madh me njeriun ky është, pra se AI nuk është mjaftueshëm i njerëzishëm për të kuptuar nevojat dhe pyetjet që dikujt mund t’i lindin, më shumë se një manual se si të bësh gjërat.

Kthimi i vëmendjen për nga qëllimi është çfarë Mira Murati kërkon dhe me Thinking Machines Lab në fakt, duket se po e bën…dhe po e bën mirë. (AP)

#Xhemail Veseli

Share This:

Tags: Mira Murati Pershtati: Xhemail Veseli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Dedikim emocional për personalitetin e shquar –

17 July 2025
Lajme

Komuna e Gjilanit, e përkushtuar për barazi

17 July 2025
Lajme

Haziri: LDK-ja s’do të jetë pjesë e

17 July 2025
Uncategorised

Kryetari Alban Hyseni, prezantoi raportin e punës

17 July 2025
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme

Martohet Mira Murati, ceremonia “sekrete” në Toskanë

13 June 2025

Mira Murati, shqiptarja që i dha botës inteligjencën artificiale ChatGPT-i, do të martohet në

Lajme

Mira Murati – Shqiptarja në krye të

15 March 2023

Nga Modeli DALL-E 2 të ChatGPT dhe produkte te tjera të Sistemeve të Inteligjencës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.