
Milani e nis me humbjen sezonin e ri – mposhtet në San Siro nga Cremonese
Milani e ka nisur edicionin 2025/26 të Serie A me humbje në San Siro, pasi u mposht 2-1 nga skuadra e sapopromovuar, Cremonese.

Rossonerët e nisën ndeshjen duke ushtruar presion dhe duke krijuar raste, por ishin mysafirët që shënuan të parët. Në minutën e 28-të, Baschirotto realizoi pas një asistimi nga Zerbin.
Skuadra e Stefano Piolit reagoi para fundit të pjesës së parë, duke barazuar shifrat në minutën e 45+1 me golin e Pavlovic, pas një asistimi të Pervis Estupinanit.
Change for Milan: Jashari on, Modrić off 🔄
— AC Milan (@acmilan) August 23, 2025
❤🖤 1-2 ⚪ (74')
Në pjesën e dytë, Cremonese arriti të rikthente epërsinë. Bonazzoli u gjend në vendin e duhur në minutën e 61-të dhe shënoi golin e fitores pas një pasimi nga Pezzella.
Milani tentoi deri në fund të ndryshonte rezultatin, por nuk ia doli të shmangte humbjen. Në këtë sfidë debutoi edhe shqiptari Ardon Jashari, i cili u inkuadrua në vend të Luka Modricit në minutën e 74-të.
Në javën e dytë, Rossonerët do të përballen me Leccen, ku synojnë të marrin fitoren e parë të sezonit.
