Sunday 29 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

Kryesia e KF Kika qëndron në Zvicër, merr përkrahjen e bashkatdhetarëve Hogoshtas për klubin e

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Gjilan: “Vdekje e dyshimtë!” – Policia: “Rasti është duke u hetuar”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Shënohet sot festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni provokimet

 Mehmetali REXHEPI: – E KËNDSHMJA E FORTIFIKUAR (Cikël poetik)
Kulturë Letërsi

Mehmetali REXHEPI: – E KËNDSHMJA E FORTIFIKUAR (Cikël poetik)

25 February 2024 0 Comment 18 min read

AA

Mehmetali REXHEPI – E KËNDSHMJA E FORTIFIKUAR

(Cikël poetik)

KRUPA

ndoshta terri i natës e shtyri rrotullimin e pandalshëm

të insektit krahëbardhë ndanë fanarit dritë-zbehtë të tryezës

herë me turre e me vrulle ritëm prishur e lehtësisht prajshëm

instinkt i ritualit por pa droje i skajshëm

mbi shelgun vajtues i kishte ikur dita e përftimit këndshëm

terri shufër e zezë i zi gjarpërues i vërvitej kudo në hapësirë

dhe rrjeti i merimangës anë e kënd i shtrirë

duke mëtuar thithjen e tërë kësaj drite të bekuar

hutaqja flutur i jepej rrotullimit të pangopur

fanari i sillej nga lëbyrja i humbet vija përplas kokën

bota nuk është e sheshtë vijave me lakadredha

grishjes së dritës krahët i shqyheshin fare lehtë

bukuri mjeshtërore e pikturuar mbi petka të reja

e drita ishte zjarr

simbolikë e pangopësisë i shporri gjumin fluturës

i dendësoi para djegies krupën

MENDJEMARRA

kotësia di të rrisë vetëm gjemba

me injektime tullumbacesh të ujit për imunizimin e therkave

lakmia e kotësisë kaba

një trung i pret shirat t`iu ngjiten krahët

sikurse stalaktitet mbi stalagmitet

i do pjeprat e verës nën kaktusin e rërës

asnjë fije për mozaikun e syve

nyjës së ditë-bardhës

mugëtira prapa shpine i zbraz trastën

mendja e marrë hezitoi arin diellor ta shkëpuste për hambarë

sapo i ra në dorë e hodhi në bunar

tha: ditët e rrojtjes janë një det që nuk shterë

të lumin thesar në bunarin e thellë

mençuria e esëllt nuk doli t`ia nxjerrë

*

prit e prit e prit

mandati ia mori dhuntitë:

të kapesh për litari e të lëshohesh në thellësi të bunarit

të hysh deri në fund mendjemarra e djerrë

rrotullën e litarit i lë tjetrit ta mbështjell

dhe ah mendje e marrë

është vonë ta shohësh fundosjen tënde

nga dora e sherrit të djallit

NGJYRAT

ditën mos e lyp krejtësisht të bardhë

njolla të zeza i fluturojnë vërdallë

dhe lyp e lype të kuqe

sipas një tufe karafilash e buzësh burbuqe

ditën mos e lyp tërësisht të kaltër

ca re të hirta horizonteve i shfaqen

tepihu i ditës nuk të shtrohet vetëm i blertë

flokë verdhat e shquajnë ngjyrën e vet

vetëm kur dorë për dore të kap dashuria

ditës i shfaqen të paparat ngjyra

SHIJA E FORTIFIKUAR

i erdhi stina e harlisjes

dhe vallëzon harlisjen në erë

i shtrin gjymtyrët në të gjitha kahet e shpirjes

secilin gjeth ka ngjyer në fotosintezë

rrezet me afsh të bardhë ia puthin degët

dhe Piktor Klorofili Gjenial

priste shfryrje për vajin e reve

shpërfaq melodi të blertë të gjetheve

thuajse e blerta i përkiste veçse asaj

sa rrëshqitas shohin sytë e i paçim në ballë

*

hija jote nuk erëzon ëndje

porse nuk përfillë mure

njerëzit ngrenë kufi njëri-tjetrit

për çfarë

secili e di dhe asnjëri-tjetrin nuk e falë

përse

për ngastra sherresh të lashta

të cilat kurrë askush

nuk i mori dot me vete

andej në një botë të amshimit tjetër

*

të mbolli nëna ime nënë prej toke

një dorë që besoi në rrënjë

por asnjë kokërr prej teje nuk shijoi

për frytet e tua të forta nuk kishte dhëmbë

kokrrat ia fshehe majit

ia dëftoje qershorit

doemos do t`ua shpiesh

shtatorit e tetorit e

le të sprovohen dhëmbët e dhëmballët

për të parët lakmitarët

*

për shkundësit e grabitqarët

lakmia pa frenuar i lakoi dhëmbët e dikujt

çekani që thyen arra drejton dhëmballa

arrë arra

mbase rrënjët e tua të thella e të forta

plasaritin ngrehina të dobëta

për mllefet e tokës

dhe barbaritë e botës

*

vallë si ditka Enigma e Përsosjes së Bukur

frytin për ta fshehur

flegrat e thara ngjasimesh të trurit

t`i mbështjellka rrumbullakuar prej murit

që pa e thyer të mos i jepte frytin e fortifikuar përtypjes

dhe vetëm pas thyerjes t`ua çelte portat e shijes

KURDISJA E ZJARRIT

(Me poetin bohem Mirko Gashin)

e dashur: mos ma hiq gotën

i dehur dua ta shoh botën

në asnjë prapavijë nuk shoh armiq

asnjë ngjyrë nuk m`i lëbyrë sytë

asnjë censurë nuk m`i ndalon shijet t`i përtypë

Dua ta ndjejë këtë botë sipas shijes në gotë

të qajë dhe të qesh zezë-ditën me lot

t`i shijoj hardhitë e kaltërsisë

pa i përfytyruar kufijtë

i dehur jo i vetëm për vete

kështu ia nxjerrkam bunarit të fshehtën

Pse e dua një botë tjetër

enigmat ma lajthisin shpirtin me lloj-lloj veshje

se vera e përhershme

do ta avullojë dhe këtë gotë

Dikush mund të më ketë thënë:

mos e harro thikën e ftohtë

e mikut tënd dhe të bukurën kokë

gjithçka të mos e ndjesh krejt ngrohtë

edhe një shigjetë pas shpine e vashës

edhe një glasë sorrëshkine mbi flokë

edhe një buzëqeshje e ngulur në gozhdë

*

as i esëllt as i dehur

Për etikë nuk do t`i ndizeshin epshet plakut

Enigma e Përsosjes së Njeriut në gjene ia kurdisi zjarrin

një ditë Kalorësit e Apokalipsit

edhe diellit do t`ia mbështjellin akujt

urtësia s`është urti

nëse vetëm loton dhe i gurëzohen lotët

Share This:

Tags: Mehmetali Rexhepi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e

28 June 2025
Lajme

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet

28 June 2025
Lajme

Edhe pas një ore, liderët politikë ende

28 June 2025
Lajme

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale”

28 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Mehmetali Rexhepi: Përkushtime (po)etike

14 January 2025

Rexhep F. Morina: APOTEOZA E LIRISË (poezi); botoi Shtëpia botuese FIDANI, Prizren, 2024 ÇËSHTJE TË

Kulturë Letërsi

Met Rexhepi – GRAFOMANIA (Intervistë me vetveten)

2 January 2024

PIKËPAMJE – (Intervistë me vetveten) Le ta nisi për gjuhën. Çfarë gjuhe përdorim sot

Kulturë Letërsi

Ese: Mehmetali Rexhepi, Kodi etik i faqebardhësisë

10 December 2023

Ese – KODI ETIK I FAQEBARDHËSISË Selatin Novosella, djali i tretë i Nënës Naile

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.