Thursday 1 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Chelsea ndahet me trajnerin Enzo Maresca

E konfirmon Policia: Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër

Lindja e parë për vitin 2026 trenjakë – Kurti: Gëzim i posaçëm për të gjithë

35 të lënduar nga mjetet piroteknike, disa me lëndime serioze

Përmes fotografive: Si u prit Viti i Ri në mbarë botën

Qindra të plagosur nga zjarri gjatë festimeve për Vitin e Ri në Zvicër, numri i

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, i ka dhënë fund karrierës si sportiste.

Vdiq në moshën 81 vjeçare, kush ishte Nexhat Daci?

Presidentja Osmani për Dacin: Ishte personalitet i rrallë, kontributi i tij pjesë e rëndësishme e

Kurti: Daci do të mbetet emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit

 Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë
Lajme

Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë

9 August 2025 0 Comment 3 min read

AA

Media italiane ka publikuar një lajm duke u referuar nga The Guardian, se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë blerë ishullin e Sazanit në Shqipëri për mbi një miliard dollarë.

Ky ishull i njohur për bukuritë e tij natyrore dhe historinë ushtarake, ka tërhequr vëmendjen e çiftit, i cili ka planifikuar ta shndërrojë atë në një resort luksoz.

Ishulli i Sazanit, një ish-bazë ushtarake, është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan dhe që nga viti 2015 është hapur për vizitorët, ndërkohë që një pjesë e tij vazhdon të ruhet si zonë ushtarake. Gjatë regjimit komunist, ishulli ishte përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe mbetet ende i mbushur me mbetje bunkerësh dhe tunele, njofton euronews.al.

Negociatat për blerjen e ishullit u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve shqiptarë, deri në momentin kur u arrit marrëveshja prej 1.4 miliardë eurosh, e cila u bë publike. Sipas raportimeve, sfida kryesore për projektin është pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera dhe mbetjet ushtarake që ndodhen në ishull.

Përveç Sazanit, Grupi Affinity, që ka menaxhuar negociatat, ka planifikuar gjithashtu një projekt tjetër në Serbi, ku ka shprehur interes për transformimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Idetë për transformimin e ishullit në një vendpushim luksoz kanë shkaktuar shqetësime nga grupet mjedisore dhe shkencorë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë ky projekt në mjedisin natyror dhe kulturor të zonës. Madje, shqiptarët kanë filluar ta quajnë ishullin “Ishulli Trump”, një emër që tregon ndikimin e familjes Trump në zhvillimin e këtij projekti të madh.

Në një podcast, Presidenti Trump shprehu entuziazmin për këtë iniciativë, duke e cilësuar atë “të jashtëzakonshme”, por duke theksuar se sfida më e madhe mbetet pastrimi i zonës dhe sigurimi i sigurisë për vizitorët e ardhshëm.

Share This:

Tags: Media italiane
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Chelsea ndahet me trajnerin Enzo Maresca

1 January 2026
Lajme

E konfirmon Policia: Rreth 40 të vdekur

1 January 2026
Lajme

Lindja e parë për vitin 2026 trenjakë

1 January 2026
Kulturë

Këshilla një gazetari nga Faik Konica

1 January 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.