Medalje Presidenciale për Ansamblin “Gjilani”
Faqja zyrtare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani” ka bërë të ditur se ansambli është nderuar me Medalje Presidenciale nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Sipas njoftimit, ky vlerësim përbën një mirënjohje të lartë për përkushtimin shumëvjeçar të gjeneratave të artistëve – valltarë, këngëtarë, instrumentistë dhe bashkëpunëtorë – të cilët kanë kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Nga skenat lokale deri te ato ndërkombëtare, Ansambli “Gjilani” është dëshmuar si një ambasador i denjë i kulturës shqiptare.

Po ashtu, theksohet se ky çmim u takon të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi ndër vite: çdo anëtari, çdo familjeje mbështetëse dhe çdo dashamirësi të artit.
Një falënderim i veçantë i është adresuar edhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në fuqizimin e aktiviteteve kulturore.
Më poshtë, statusi i plotë i drejtorit artistik të ansamblit, Afrim Haziri:
Medalje Presidenciale për Ansamblin “Gjilani”
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është nderuar me Medalje Presidenciale nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Ky vlerësim është mirënjohje për përkushtimin shumëvjeçar të gjeneratave të artistëve, valltarë, këngëtarë, instrumentistë dhe bashkëpunëtorë që kanë ruajtur dhe promovuar trashëgiminë tonë kulturore.
Nga skenat lokale deri tek ato ndërkombëtare, Ansambli “Gjilani” ka qenë gjithmonë ambasador i denjë i kulturës shqiptare.
Ky çmim u takon të gjithëve, çdo anëtari ndër vite, çdo familjeje mbështetëse dhe çdo dashamirësi të artit.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport – Gjilan, për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në fuqizimin e aktiviteteve kulturore.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen, vazhdojmë edhe më fuqishëm misionin tonë!
Ansambli Gjilani
Komuna e Gjilanit
Afrim Haziri
