Ndërroi jetë artisti Visar Reka! – kujtohet e nderohet nga miqë e artdashës: – një dedikim emocional për të nga drejtoresha e Radio Shkupit, Ajten Vllasaku Mehmeti
Vdekja e hershme e artistit e krijuesit të shquar të muzikës, Visar Reka, i cili jetoi e veproi një kohë mes Prishtinës e Shkupit, ka nxitur reagime të pafund dedikuese, gjithandej hapësirës shqiptare, kudo që ai jetoi, veproi e punoi si dhe njohu miqë e kolegë.
Me një dedikim prekës e emocionues për analistin politik, Visar Reka, shkroi drejtoresha e Radio Shkupit, sektori në gjuhën shqipe, znj. Ajten Vllasaku Mehmeti.
“Jo rastësisht, ata që të njohën, të quanin “Ai që di gjithçka”… . Njeri mendjehapur, strateg, poliglot dhe udhërrefyes i shumë kokave të ndritura, erudit…”, shkroi znj. Vllasaku Mehmeti.
“Ndejat me Visar Reken, ishin peng për një takim të sërishëm ngase narrativi i tij mbi ngjarjet e jetës, të krijonte ankthin por dhe kurreshtjen për vazhdimësi të pafund”, vijoi tutje ajo, duke vënë në spikamë aspekte që e veçonin individualitetin e artistit Visar Reka.
“Do të na mungoj kjo kokë e ndritur e Visarit, por dhe shpirti i tij fisnik. Prehu në qetësi, Visari jonë!”, përfundoi ajo.
Muzicienti dhe regjisori, njëherit analisti Visar Reka, ka vdekur të hënën pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë. Ai ka lindur në Shkup ndërsa në vitin 1990 ka shkuar në Angli e më pas në Zvicër.