Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

 Me konceptin e lirisë hapet ekspozita “Peneli i Flakës 2023”
Kulturë Lajme

Me konceptin e lirisë hapet ekspozita “Peneli i Flakës 2023”

17 January 2023 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan, 17 janar 2023 / Manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, ka vazhduar tutje rrugëtimin e tij me ekspozitën kolektive të arteve pamore “Peneli i Flakës”, i hapur solemnisht në Galerinë e Arteve në Gjilan, por me të veçantën e saj, pasi një pjesë e punimeve është ekspozuar edhe në Muzeun e Qytetit të Gjilanit.

Shitje, servisim, dekodim

Përndryshe, në hapje të ekspozitës, përveç artistëve dhe artdashësve, morën pjesë, edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi dhe të tjerë.

Kalendari i aktivitete ne “Flaka e Janarit 2023”

Në këtë ekspozitë janë prezantuar punime të përzgjedhura të mbi 60 artistëve të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria e Lugina, si në pikturë, skulpturë, grafikë, instalacione, e teknika të tjera të kombinuara, ndërsa çmimet e parapara, si: Çmim blerës i galerisë dhe dy çmimet tjera të barabarta, do të bëhen të ditura në manifestimin përmbyllës të “Flakës së Janarit”, më 31 janar, deri kur do të jetë e hapur ekspozita.

Përndryshe, Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sport (DKRS) në Gjilan, ka falënderuar të gjithë artistët pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët janë bashkuar në këtë ekspozitë të “Flakës…”.

Ai tha se e veçanta e këtij edicioni te “Peneli i Flakës” është se shtrihet në dy vende njëkohësisht, në Galerinë e Artëve dhe në Muzeun e Qytetit”. Pra kjo ngjarje unike do të shfaq vepra arti në të dyja vendet, duke krijuar më shumë hapësirë për pjesëmarrësit.

“Mbështetur nga kryetari i Komunës, DKRS-ja ka për qëllim t’i përkrahë artistët në vazhdimësi dhe në këtë manifestim unik. Me shumë krenari komuna do të jetë përherë pranë krijuesve të këtij lloji arti”, ka thënë Zeqiri.

Ndërsa, kuratori i ekspozitës, Refki Gollopeni ka thënë se kjo ekspozitë me konceptin “Liria”, u kushtohet dëshmorëve.

“Ekspozita “Peneli i Flakës 2023” prezanton me krenari një koleksion të mediumeve të ndryshme me mbi 60 pjesëmarrës, duke nderuar kështu ata që kanë luftuar me guxim për atë që besuan, duke na lënë një trashëgimi shprese dhe frymëzimi”, ka thënë Gollopeni.

Ai tha se sonte jemi bërë bashkë për të kujtuar kontributin sublim të njerëzve që dhanë edhe jetën, edhe energjinë e fundit për liri, andaj koncepti i kësaj ekspozite ka për temë “Lirinë” dhe në këtë ekspozitë është plotësuar njëri prej kritereve, sepse vet liria e shprehjes së artistëve e plotëson boshllëkun e temës.

Gollopeni ka bërë me dije se koncepti i plotë për këtë ekspozitë është pjesë e katalogut që mund ta kenë pjesëmarrësit, por shtoi se nuk mund pa përmend faktin që artistët e kanë bërë të pamundurën që kjo ekspozitë të jetë cilësore dhe në nivel shumë të lartë.

Refki Gollopeni, kurator i Ekspozitës

Përndryshe, Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, me të cilën nderohen heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, të rënë për liri e mëvetësi kombëtare, vazhdon tutje më 23 janar kur hapet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2023”.

Share This:

Tags: Ekspozita Flaka e Janarit Peneli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel

21 June 2025
Lajme

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim

21 June 2025
Lajme

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

21 June 2025
Kulturë

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e

21 June 2025
RELATED Stories for you
Arte Pamore Kulturë

Kamenicë: U mbajt edicioni i parë i

3 May 2025

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës u zhvillua edicioni i parë i Ekspozitës mbarëkombëtare

Kulturë Lajme

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025”

26 January 2025

Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”, ka vazhduar tutje me aktivitete në fushën

Lajme

Ecja në nderim të të rënëve për

21 January 2025

Ndër aktivitetet tani më tradicionale të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” është edhe ecja

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.