Monday 9 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

FFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA GK B për trajnerë

Hakerët vjedhin të dhënat: Zbulohet numri i rusëve të vrarë në luftën në Ukrainë

Muhadin Haziri, këshilltar komunal i LDK-së: Buxheti 2027 – Gjilani ku mbeti?

Parashikimi i motit për të hënën, 09. 11. 2026

Orëndreqësi shqiptar Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të lartë në GPHG 2026

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur

Sky Sport: Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas

Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan përfundon edhe me shenjëzimin, parashihet aneks-kontratë për finalizimin e projektit

REVOLTA ARTISTIKE BARDH FRANGUT

371 kandidatë në garë për 34 pozita të prokurorëve të rinj të shtetit

 Me ceremoni shtetërore, Kryeministri Albin Kurti, priti Kancelarin Federal të Republikës së Austrisë, Karl Nehammer.
Lajme

Me ceremoni shtetërore, Kryeministri Albin Kurti, priti Kancelarin Federal të Republikës së Austrisë, Karl Nehammer.

18 March 2022 0 Comment 6 min read

AA

 Kryeministri fillimisht falënderoj kancelarin për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë dhe për ndihmën e dhënë gjatë luftës në Kosovë. Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe apartheidit, si dhe ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës dhe hapi ambasadë në vendin tonë.

Biseduan për marrëdhëniet tradicionalisht të forta ndërmjet vendeve tona dhe mundësitë e thellimit të tyre.

Qeveria jonë është e orientuar drejt reformave për të përmbushur të gjitha kriteret që na afrojnë sa më shumë me Bashkimin Evropian. E sigurova Kancelarin që Kosova vazhdon të mbetet partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Citoi: Kryeministri Kurti

Sikurse për refugjatët afganë, kemi ofruar ndihmën tonë edhe në rastin e Ukrainës: u jemi bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, kemi shprehur gatishmërinë për të pranuar dhe mundësuar kushte pune për 20 gazetarë ukrainas dhe gatishmëri për strehim të deri 5000 refugjatëve.

Me kancelarin austriak biseduam për situatën e re politike dhe nevojën për kujdes të shtuar në këtë pjesë të Evropës. Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe përshpejtimin e agjendës së integrimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nga kancelari kërkova që Austria të shtyjë përpara vendimin për liberalizimin e vizave në Këshillin Evropian të Bashkimit Evropian, sepse ky është një vendim i vonuar i cili po i dëmton jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset dhe ekonominë e Kosovës.

E njoftova Kancelarin për punën e Qeverisë sonë në luftën kundër krimit dhe të korrupsionit, si dhe për ndikimet pozitive që reformat kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë në performancën e ekonomisë sonë.

Është evidente se stabiliteti institucional e politik dhe besueshmëria e lartë e qytetarëve në njërën anë, si dhe qeverisja e mirë e demokratike në anën tjetër, kanë prodhuar jo vetëm rezultate të mira me indikatorë pozitivë, po edhe një klimë të favorshme për investime. Në vitin 2021 kemi rritje prej 17,8% të investimeve të huaja direkte nga Austria, krahasuar me vitin 2019. Ndërsa që nga shpallja e pavarësisë, investimet e huaja direkte nga Austria kapin vlerën prej 287 milionë euro. Prandaj, shpreha gatishmëri për të bashkëpunuar në sektorët me interes, si dhe për sipërmarrje të përbashkëta të mërgatës kosovare dhe investitorëve austriakë.

Në këtë pranverë, mes 20-22 prill 2022 është planifikuar forumi i biznesit kosovaro-austriak në Prishtinë. Kosova ka potencial të madh në teknologji të informacionit, në sektorin e bujqësisë, industrisë së përpunimit të drurit, në mjedis, energji dhe turizëm. Forumi do të mundësojë kontakte me politikanë të rangut të lartë nga të dyja vendet, si dhe bisedime ndërmjet përfaqësuesve të kompanive nga këto fusha.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme për reformat në sektorë të ndryshëm, sidomos në zhvillimin e arsimit të lartë dhe të shkencës, ku qeveria e Austrisë e ka mbështetur Kosovën me projekte të ndryshme. Ne këtë bashkëpunim të mirë do ta avancojmë përmes zbatimit të sistemit dual të arsimit në Kosovë, i cili aplikohet në Austri. Pra, sistemi që e lidhë tregun e punës me arsimimin dhe aftësimin profesional.

Kosova duhet të përfitojë më shumë nga fondet e Bashkimit Evropian dhe këtë e kërkoj nga kancelari, meqë Austria si anëtare me ndikim brenda Bashkimit Evropian mund të na ndihmojë. Fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e Bashkimit Evropian, që janë të domosdoshme në mënyrë që të ketë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Fjala e kryeministrit Kurti ne takim. https://kryeministri.rks-gov.net/

https://kryeministri.rks-gov.net/
https://kryeministri.rks-gov.net/

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

FFK organizon kursin e radhës për Licencën

9 November 2026
Lajme

Hakerët vjedhin të dhënat: Zbulohet numri i

9 November 2026
Lajme

Muhadin Haziri, këshilltar komunal i LDK-së: Buxheti

9 November 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 09.

9 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

FFK organizon kursin e radhës për Licencën

9 November 2026

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin e radhës për trajnerë të portierëve për

Lajme

Hakerët vjedhin të dhënat: Zbulohet numri i

9 November 2026

Sipas të dhënave të rrjedhura nga Agjencia Shtetërore e Statistikave të Rusisë (Rosstat), në

Lajme

Muhadin Haziri, këshilltar komunal i LDK-së: Buxheti

9 November 2026

Këshilltari komunal i LDK-së në Gjilan, Muhadin Haziri, ka ngritur shqetësimin për mospërfshirjen e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.