Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

 Mbyllet “Flaka e Janarit 2024”, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, ia ndan çmimin kryesor të manifestimit, poetes Naime Beqiraj
Arte Pamore Arte tjera Film Kulturë Letërsi Muzikë Teatër

Mbyllet “Flaka e Janarit 2024”, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, ia ndan çmimin kryesor të manifestimit, poetes Naime Beqiraj

31 January 2024 0 Comment 13 min read

AA

Gjilan, 31 janar 2024 – Me një ceremoni madhështore zyrtare të organizuar në Gjilan është mbyllur manifestimi i 33-të me radhë, “Flaka e Janarit 2024”.

Poezia që mban “firmën” e poetes Naime Beqiraj, e lexuar në “Ora e Madhe Letrare”, me titull “Si nanë e bi’ rreth qafe”, u zgjodh poezia më e mirë dhe fitoi çmimin kryesor të manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, të cilin, në mënyrë simbolike, fitueses ia dorëzoi gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari ynë, Ismail Kadare.

Në ceremoninë përmbyllëse të “Flakës së Janarit”, kryetari Hyseni, tha se ky edicon shënon 33-vite rrugëtim të qytetit të Gjilanit me manifestimin më unik në trojet shqiptare, në dedikim e nderim të të rënëve për liri përmes krijimeve artistike e kulturore në tërësi, në funksion të vazhdimësisë, në themelet e ngritura mbi gjakun e dëshmorëve, ndershmërisë e përkushtimin, për ta bërë rrugëtimin tonë të së ardhmes të sigurt.

“Ndërsa jemi në edicionin e 33-të të “Flakës së Janarit”, këtë vit shënojmë edhe 40-vjetorin e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, e jemi, po ashtu, edhe në 42-vjetorin e vrasjes tinëzare të Kadri Zekës e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Ky vit i shënimit të manifestimit “Flaka e Janarit”, ishte i vecantë: kemi zbuluar shtatoren e Kadri Zekës, e cila ka shtuar vlerat e qytetit tonë. Kadriu ishte model e shembull për dashurinë e sakrificën ndaj atdheut dhe për atdheun”, shtoi kryetari Hyseni.

Kryetari Hyseni më tej risolli të cituar deklaratën e familjarit të Kadri Zekës, Zenun Pajaziti, në ditën e inaugurimit të shtatores, kur tha se “…nuk mund të ketë dhuratë më të mirë për Rexhën dhe Nuhiun sesa vendosja e shtatores së Kadri Zekës, përkrah tyre në 40-vjetorin e vrasjes së tyre”.

Në ceremoni përmbyllëse të edicionit të 33-të është paraparë edhe ndarja e çmimeve në të gjitha kategoritë dhe shtyllat përkatëse të manifestimit, ndërsa rrjedha e tërësishme e ceremonisë është përcjell me pika e interpretime të ndryshme artistike.

Një fjalë rasti në këtë ceremoni përmbyllëse të Manifestimit “Flaka e Janarit 2024” e mbajti edhe Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit.

Prezencën e z. Kadare dhe znj. Elena Kadare në këtë shënim të “Flakës së Janarit”, nënkryetarja Morina-Bunjaku e vlerësoi nder të jashtëzakonshëm për qytetin e Gjilanit dhe mbarë Kosovën, si një kujtim artistik në nderim të jetës e veprës së dëshmorëve të rënë për liri.

“Jemi shumë të lumtur e krenare që emrin Shqipëri, Kosovë e shqiptarë në përgjithësi, e keni ngritur në “Olimpin” e kulturës dhe letërsisë botërore. Jemi poaq të lumtur dhe falënderues që Zoti ju fali kështu si ne – shqiptarë! – Ishte i jashtëzakonshëm për ne emri juaj dhe vepra madhore, dhe sonte ja tek ju kemi! – ju shohim, ju prekim dhe ua dëgjojmë zërin”, tha mes tjerash, Morina – Bunjaku.

Çmimet e jurisë së shtyllës “Peneli i Flakës 2024”

Juria vlerësuese e punimeve konkurruese në edicionin e këtij vitit “Peneli i Flakës 2024”, në përbërje Burim Myftiu, Jalldëze Mustafa dhe Jetullah Sulejmani, në bashkëpunim me nikoqirin, Avni Behluli, ka vlerësuar me unanimitet, me sa vijon:

Çmimi Blerës “Peneli i Flakës” – fitoi Gani Sadiku për pikturën “Skënderbeu në mes shqiponjash”

Rezultatet e punimeve të përzgjedhura fituese “Peneli i Flakës 2024”:

Çmimi i parë: Vjosa Bujari Maliqi

Çmimi i dytë: Agron Pollovina 

Garat në enigmatikë:

Juria profesionale për vlerësimin e zgjidhjes korrekte të enigmave, e përbërë nga:

Skender Tullumi, Xhelal Salihu dhe Shemsedin Kryeziu, zgjodhi tri vendet e para në disiplinën, zgjidhja e enigmave, të cilat do të shpërblehen me mirënjohje, derisa fituesit të vendit të parë iu nda plaketa tradicionale e “Flakës së Janarit 2024”.

Vendi i Parë: Haki Llullaku

Vendi i dytë: Agim Ajvazi

Vendi i tretë: Ilijaz Hasani

“Yjet e Flakës 2024”

Juria në përbërje: Sami Piraj, kompozitor, profesor i muzikës e kritik muzikor, Arta Haziri Nuhiu profesoreshë e muzikës dhe drejtoreshë e festivaleve “Mollëkuqet” e “Rising Stars” dhe Shqipe Spahiu, redaktore e programit për fëmijë në RTK, kanë ndarë tri çmime speciale dhe çmimet e vendit të parë, të dytë dhe të tretë.

Sara Rexha, është fituese e çmimit të parë të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”. Me vendin e dytë u nderua Leart Isufi dhe me të tretin, Luiza Koci.

Ndërsa, me çmime speciale u nderuan këngëtarët: Kenza Ismajli, Luna Salihu dhe Rita Rexhepi.

Fest Flaka

Çmimi i parë – Erblin Hoxha – Kënga “Unë ty të kam dashtë”

Çmimi i dytë – Artan Leka – “Çohuni djema”

Çmimi i tretë – Urata Gashi – “Baresha”.

Përzgjedhja e më të mirëve të festivalit është bërë nga juria profesionale në përbërje: Lule Elezi, pianiste, Shpresa Gashi, soprano dhe Rreze Kryeziu – Breznica, muzikologe.

Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia e Flakës 2024”

Çmimi për inovacionin teatror më të mirë: Bekim Korça, skenograf i shfaqjes “Shtëpia e Zotit”;

Çmimi për aktoren më të mirë: Daniela Markaj – aktore në shfaqjen “Abri”;

Çmimi për aktorin më të mirë: Armond Morina – aktor në shfaqjen “Club Albania”;

Çmimi për tekstin më të mirë: Shpetim Selmani – dramaturg në shfaqjen “Club Albania”;

Çmimi për regjinë më të mirë: Ilir Bokshi – regjisor i shfaqjes “Shtëpia e Zotit”;

Çmimi për shfaqjen më të mirë: “Shtëpia e Zotit”, bashkëprodhim teatror nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, i Kosovës dhe ai shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Pena e Flakës:

Juria vlerësuese e Orës së Madhe Letrare, në përbërje: Sarë Gjergji, Albina Idrizi dhe Arsim Halili. përzgjodhën poezinë fituese të Orës, që doli të jetë poezia “Si nanë e bi’ rreth qafe” e poetes Naime Beqiraj.

Përndryshe, pjesë e aktivitetit të sotëm ishte edhe bërja publike e rezultateve të konkursit anonim letrat të “Flakës së Janarit 2024”. Emin Azemi nga juria e konkursit, vlerësoi se janë vënë në spikamë vlerat dhe prurjet e mirëfillta në poezi e prozë.

Pra, juria profesionale e konkursit anonim letrar, në përbërje, Emin Azemi, Zyrafete Shala dhe Nexhat Rexha ka bërë këtë vlerësim:

Në poezi:

Shpërblimi i parë i jepet poezisë: Etyd për violonçel, shifra Arbereshja

Shpërblimi i dytë poezisë: Në emër të atit, shifra Tenebris Hospes

Shpërblimi i tretë poezisë: Ti nuk e di, prandaj flet, shifra Ezra

Në prozë:

Shpërblimi i parë i jepet tregimit “Në autobus”, pa shifër

Shpërblimi i dytë: Maria Rosseti, Gjon – Luigji

Shpërblimi i tretë: Hija, shifra “Kënga e shiut”

Në fund të ceremonisë z. Kadare dhe znj. Elena Kadare, bënë fotografi me aderues e admirues të veprës dhe krijimtarisë së tij, prezentë në ceremoninë përmbyllëse të Manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, me mesazhin e qartë mes rreshtash, në kujtim e nderim të dëshmorëve të të gjitha brezave, si dhe krijuesve e personaliteteve të shquara nga jeta publike, instucionale e kulturore ndër shekuj.

Share This:

Tags: Flaka e Janarit 2024
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
Lajme

Përfundon pjesa e parë e Provimit të

21 June 2025
Lajme

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat

21 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Teatër

Hapet festivali i dramës shqipe “Talia e

24 January 2024

Gjilan / 24 janar 2024 – Gjashtë shfaqje të realizuara në vitin 2023 nga

Lajme

Me “Ecje për nder të heronjve…”,  nderohen të

21 January 2024

21 Janar / Manifestimi Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024” këtë të diele ka vazhduar

Kulturë Letërsi

Shkruan: Izmi Zeka, – Prishtina në mes

14 January 2024

Ishte natë dimri ku acari sa vinte e shtohej e drithërimat sikur të shtonin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.