Mbyllen pjesët e para: Kosova në disavantazh nga Sllovakia, Shqipëria në epërsi ndaj Polonisë
Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet Sllovaki – Kosovë dhe Poloni – Shqipëri të vlefshme për fazën gjysmëfinale të play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.
Kosova është në disavantazh 2-1 nga Sllovakia.
Fillimisht në epërsi kaloi Sllovakia me golin e Valjent (5’) kurse Kosova barazoi përmes Hoxhës (21’), kurse në minutat e fundit të pjesës së pare Sllovakia arrin ta rikthejë epërsinë për 2-1.
Në anën tjetër, Shqipëria është në epërsi minimale 1-0 ndaj Polonisë. Golashënuesi ishte Arbër Hoxha.
