Mbahet panairi tradicional “Forco Traditën”
Me rastin e Festës së Flamurit dhe 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe OJQ Gruaja Hyjnore – Gjilan, organizojnë panairin tradicional “Forco Traditën”.
Panairi “Forco Traditën” do të zhvillohet më 28 dhe 29 nëntor, në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, në zemër të qytetit.
Ky aktivitet ka për qëllim fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal, duke ofruar një hapësirë të dedikuar për prodhuesit, artizanët dhe bizneset vendore që të prezantojnë punën dhe produktet e tyre.
Panairi kontribuon në rritjen e qarkullimit ekonomik dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke i motivuar ato të vazhdojnë traditën e prodhimit vendor.
