Mbahet Java e Frankofonisë, me aktivitete të ndryshme në Gjilan
Me aktivitete të shumta po vazhdon shënimi i “Javës së Frankofonisë” në Gjilan, edicioni i 26.
Aktivitetet filluan me kuzhinën franceze në shoqëri me Shefin Christophe dhe Nathalie Richard-Vitton ku u trajnuan nxënësit e shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu” në hotel Astoria në Gjilan.
Para nxënësëve rreth aktiviteteve të “Javës Frankofone”dhe kuzhinës franceze, kanë folur këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore, Edouard Mayoral, drejtor i Institutit françez në Ambasadën e Francës në Kosovë dhe sekretarja e përgjithshme në Departamentin për Bashkëpunim dhe Verimtari Kulturore në Ambsadën e Francës në Kosovë Fikrije Pllashniku Tetaj.

