
Mbahet dëgjimi buxhetor me grupin e grave në Karaçevë
Drejtoresha e Administratës Arlindë Sejdiu së bashku me Koordinatoren e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati dhe zyrtaren nga zyra e kryetarit Lidionë Marovca, kanë mbajtur dëgjimin buxhetor për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028, me grupin e grave në Karaçevë.

Takimi e hapi zyrtarja Lidionë Marovca e cila prezantoi projektet dhe punët e bëra deri më tani.


Edhe Drejtoresha Sejdiu dhe Koordinatorja Demolli-Kastrati, kanë paraqitur disa nga projektet e dedikuara për gra në Kamenicë.
Gra të pranishme kanë prezantuar disa nga kërkesat që ka nevojë ky lokalitet.
Këto kërkesa kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim, ndriçim, vendosje të pasqyrës orientuese si dhe përmirësim të shërbimeve administrative.
