Mbahet akademi përkujtimore për mësuesin e atdhetarin Jetish Bislimi – Vishi
Në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë është mbajtur akademia përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së mësuesit dhe atdhetarit Jetish Bislimi-Vishi, nga Vërbani i Vitisë.
Në këtë ngjarje u fol për kontributin e atdhetarit Bislimi-Vishi në përhapjen e arsimin ndër breza dhe për rolin e tij në çështjen kombëtare duke hapur shkolla shqipe në trevat shqiptare.