Marko Roganovic vishet kuqebardhë, nënshkruan me SC Gjilanin
Sport Club Gjilani, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se e ka angazhuar futbollistin, Marko Roganovic.
Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi.
27-vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për të forcuar edhe më shumë repartin defansiv. Në edicionin e fundit ai ishte pjesë e klubit të njohur rumun Uta Arad.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Roganovic dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.