Tuesday 28 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LDK: Procesi i votimit në Kuvend shkel rendin kushtetues, do të ketë përgjegjësi politike dhe

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Xhevat Bekteshi: Praktika në UKZ, ura mes teorisë dhe edukimit parashkollor

UEFA paralajmëron Italinë: ndërhyrja politike në futboll rrezikon Euro 2032 dhe Kupat e Europës

Komisioni konstaton: Rushiti dhe Hoxha i plotësojnë kushtet për Presidente, Haxhiu thirrje opozitës për pjesëmarrje

Ndërron jetë dhe varroset juristi Fatmir Ramush Mehmeti në Gjilan

Përkushtim i lartë dhe punë profesionale në Arkivin Ndërkomunal të Komunës së Gjilanit

Universiteti “Kadri Zeka” prezanton programet studimore para maturantëve të Gjilanit

Hyseni uron drejtorin e ri të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi

Apeli i jep të drejtë Naser Korçës për rastin e varrezave të reja në Gjilan

 LVV-ja do t’i paraqesë tri propozime para partive politike
Lajme

LVV-ja do t’i paraqesë tri propozime para partive politike

27 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Share Button Gazeta Blic

Në takimin e së shtunës, në të cilin synohet që t’i jepet fund bllokadës politike në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje do t’i paraqesë tri propozime.

Në mesin e tyre është edhe dakordimi për emrat e anëtarëve që do ta bëjnë kryesinë e re të Kuvendit – kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.


Tri propozime do t’i kenë në tavolinë liderët dhe përfaqësuesit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, në takimin e së shtunës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.

Takimi, i cili është planifikuar që të mbahet të shtunën nga orën 16:00, është ftuar një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin është theksuar se e drejta e propozimit të kryeparlamentarit nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit kërkon bashkëpunim në mirëbesim nga deputetët e zgjedhur për ta gjetur kompromisin apo konsensusin e domosdoshëm.

Burime brenda Vetëvendosjes kanë thënë se për diskutim do të shtrohet kërkesa që subjektet politike të dakordohen për emrat e anëtarëve të kryesisë në pako.

Një propozim i tillë, sipas partisë që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit, bëhet “me qëllim të moskushtëzimit të ndërsjellë dhe është në frymën e aktgjykimit të Kushtetueses për konsensus e kompromis”.

Propozimi i dytë, i cili do të bëhet nga Kurti, është ai për dhënien e një epilogu formimit të Komisionit që do të merret me zhvillimin e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin.

Nga kryetarët e subjekteve që kanë mandate në Kuvend do të kërkohet që të votohet pro ose kundër formimit të këtij komisioni.

E, propozimi i tretë, sipas burimeve në Vetëvendosje, do të jetë ai për mbështetjen e realizimit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, deri të premten, nuk kanë marrë ndonjë zotim prej deputetëve të opozitës së deritanishme se do ta përkrahin të propozuarën e kësaj partie, Albulena Haxhiun, për kryetare të Kuvendit.

E, me qëllim të bindjes së subjekteve politike, LVV-ja do të zotohet se do ta ndërrojë propozimin e saj, në rast se dështon zgjedhja e Haxhiut në tentimin e parë.

Share This:

Tags: Kuvendi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

LDK: Procesi i votimit në Kuvend shkel

27 April 2026
Lajme

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për

27 April 2026
Featured

Xhevat Bekteshi: Praktika në UKZ, ura mes

27 April 2026
Lajme

UEFA paralajmëron Italinë: ndërhyrja politike në futboll

27 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit në pritje,

9 March 2026

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vendosjen

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme

Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

11 February 2026

Seanca për konstituimin e Kuvendit, e planifikuar të mbahet sot në orën 17:00. Kjo

Lajme

Seancë e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit   

19 November 2025

Nën udhëheqjen e kryetarit Dimal Basha, Kuvendi sot mbajti seancën e dytë të jashtëzakonshme

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.