Lutjet e veçanta të Gani Nezirit drejtuar Zotit
Ashtu siç është parimor, objektiv, ndryshe nga çdo parim e objektivitet tjetër, ashtu edhe lutjet e tij drejtuar Perëndisë ndryshojnë nga ato të të tjerëve!
Neziri, i njohur si autoritet i veçantë, ish zyrtar institucional e politikan me përvojë, njohës i trendeve dhe kulturës bashkëkohore universale, por edhe asaj kombëtare me rrënjë thellë të ngulitura në traditën popullore, nuk rreshtë së befasuari këndshëm miqtë e kolegët e tij në rrjete sociale, por edhe lexuesit e rëndomtë me opinione, qëndrime, vlerësime e konstatime për realitetin dhe përditshmërinë.
E befasia e këndshme e radhës është shkrimi i postuar së fundi në profilin e tij në facebook, ku prezanton para miqëve të tij dëvotshmërinë ndaj Zotit, Krijuesit të Gjithësisë, si dhe mënyrën e lutjeve të tij.
Këto janë disa nga lutejt e Gani Neziri drejtuar Krijuesit të Gjithësisë:
Nga: Gani Neziri
DISA NGA LUTJET E MIA DREJTUAR ZOTIT, KRIJUESIT TË GJITHSISË
- Të lutem o i madhi ZOT, para se gjithash më jep shëndet të mirë, ashtu si më zgjodhe edhe gjuhën më të mirë!
- Më inspiro për mësim-lexim dhe edukatë njerëzore.
- Më inkurajo për punë dhe përkushtim në obligimet e besuara që më detyron shteti dhe atdheu.
- Më ndihmo të mos humbi logjikën e arsyes kur marr vendim.
- Më ndihmo të mos lakmoj në atë që nuk është e imja – të huajën.
- Më ndihmo të dijë të nderoj të tjerët ashtu si nderoj familjen time.
- Më ndihmo të ruaj arsyen njerëzore.
-II-
- O Zoti im, më ruaj nga ata që mendojnë se nuk gabojnë kurrë.
- Më ruaj nga ata që e kanë xhepin plot e kokën bosh.
- Më ruaj nga mësuesi që vonohet të shkoj në orën mësimore.
- Më ruaj dhe nga mjeku që nuk ndjen me zemër dhimbjen e pacientit.
- Më ruaj nga padronët që nuk i paguajnë me kohë rrogën punëtorit, më ruaj poashtu edhe nga punëtorët që vjedhin padronin.
- Më ruaj nga politikanët gjakftohët, tinzarë e mashtrues, sepse, nga të ashpërit di të ruhem vet.
- Më ruaj nga fanatikët e besimeve fetare që përpiqen të bëhen më mysliman se Muhammedi, e më katolik se Papa.
- Më ruaj nga hoxhallarët dilingji e që nuk i përmbahen Kur’anit.
- Më ruaj poashtu, nga priftërinjët pedofil, homoabuzues e hipokritë që nuk i përmbahen Biblës.
- Më ndihmo të bëhem mik me besimtarë të vërtetë në drejtësinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit.
- Më ruaj nga buzëqeshja e gruas së huaj dhe nga mendjemadhësia ime poashtu.
- Më ruaj nga pasurimi i pamerituar dhe nga besimi në njerëz të gabuar.
- Më ruaj nga ata çdo lloj fanatiku fetarë që mendonë se i di të gjitha dhe është kompetent për Fe.
- Më ruaj nga e keqja sllavo-arabo-greko-latine
- O ZOTI ynë i gjithfuqishëm, o më i mëshirshmi mëshirues!