Lutfiu: Jemi më të diskriminuarit në Evropë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Lutfi Lutfiu, në fjalën e tij në protestën e shqiptarëve në Bujanoc, ka thënë se shqiptarët nuk do të heshtin, dhe se protestat do të vazhdojnë.
Një gjë e tillë e tillë sipas tij do të ndodhë, jo sepse shqiptarët duan të protstojnë por sepse s’kanë zgjidhje tjetër!.
“Nuk do të heshtim, protestat do të vazhdojnë, jo pse duam por pse s’kemi zgjidhje tjetër.
I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtarë që t’i ketë parasysh kërkesat tona.”
Ai ka shtruar disa kërkesa të cilat lidhen me njohjen e diplomave dhe domosdonë e investimeve në shkolla e arsim, ndërsa vuri theksin tek pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë të Luginës, për c’gjë tha se këto veprime duhet të ndalohen.
“Diplomat tona nuk njihen në Serbi, njihen në Gjermani. Shteti investon miliona euro në shkollat serbe, tek ne asnjë cent. Popullsia jonë po t’kurret, të rinjtë tanë po ikim. Adresat e tyre po pasivizohen. Kjo duhet të ndalet”, shtoi në fund të fjalës së tij, Lutfiu.