Lumir Abdixhiku vizitë zyrtare në Amerikë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë muajit nëntor, më saktësisht më datën 14 të hënën do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç mësohet, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Vizita e Abdixhikut vjen në një moment kur është intensifikuar diskutimi për arritjen e një marrëveshje finale përmes propozimit franko-gjerman, të cilin amerikanët e kanë mbështetur.
Ndryshe gjatë muajit nëntor, për në ShBA-të do të udhëtojë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Memli Krasniqi.