Thursday 3 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë

Gjendet e vdekur një 80-vjeçare në Prishtinë

Miratohet “ligji i madh dhe i bukur” i Trump, përfundon seanca maratonë në Dhomën e

Përurohen dy linja të reja ajrore direkte midis Prishtinës dhe Francës

Komuna e Gjilanit, liron qytetarët nga gjobat për regjistrimet e mëvonshme të lindjes dhe vdekjes

Gurthemelet mbi Ibër, KFOR: Kemi prezencë të përhershme mbi Urën kryesore dhe zonat përreth

Komunikatë nga Policia Rajonale – Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar në lidhje me rastin vjedhje

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës,

LDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë

BLLOKADA POLITIKE PENGON ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE DËMTON MIRËQENIEN E QYTETARËVE DHE BIZNESEVE TË GJILANIT

 Lumir Abdixhiku: 1.5 MILIARD PËR KRYEQYTET!
Lajme

Lumir Abdixhiku: 1.5 MILIARD PËR KRYEQYTET!

14 January 2025 0 Comment 7 min read

AA

Sot, së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, në prani të mediave e shumë qytetarëve të mbledhur në Konferencën Prezantuese tonë të përbashkët, shpalosëm në detaje planet tona për Prishtinën në mandatin 4 vjeçar!

Mes qytetarëve që këtë konferencë e shndërruan në thuajse në një tubim, mes profesionistëve të fushës që kishin interes të veçantë për atë se çfarë i pret pas 9 shkurtit, shpalosëm planet tona për infrastrukturë, sport, kulturë, shëndetësi, energjetikë e arsim!

Si qeveri mbështetëse për Prishtinën, u zotuam po ashtu, në marrëveshje zotuese para gjithë pjesëmarrësve aty e para gjithë banorëve të Kryeqytetit se:

1. Do t’i ndajmë plot 200 milionë euro, në katër vite, për mësimin gjithëditor në të gjithë Komunën e Prishtinës. Edhe 28 mijë fëmijë të tjerë, të klasave 1 deri në 5 do të përfitojnë nga kjo reformë. Shujta të ngrohta, klasë e shkolla moderne, digjitalizim e qëndrim 8 orë në Prishtinë!

2. Plot 120 milionë euro do të ndahen për Qendrën Kombëtare të Sportit në Bërnicë, në 60 hektarët tashmë të projektuar nga Komuna e Prishtinës. Në këtë Qendër do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse, Pallati i Sporteve me Dorë, Pisha Olimpike, Gaming Hall, Fusha e Tenisit, Fakulteti i Edukatës Fizike si dhe kompleksi i qëndrimit!

3. Ngjitur me Qendrën Sportive, në 60 hektarë të tjerë, sipas planifikimit komunal, do të ndërtohet parku teknologjik, me Qendrën Kombëtare të Intelegjencës Artificiale të vendosur aty. Plot 45 milionë euro do të ndahen për vendin ku e ardhmja bëhet.

4. Unaza e Jashtme e Kryeqytetit, në 29 kilometra gjatësi, do të mbështeter nga Qeveria Qendrore. Fillimisht duke ndarë garancionin për marrëveshjen tashmë të arritur mes Komunës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim – kredi e butë prej 206 milionë eurove – e më pas dhe duke siguruar në plotni të 154 milionë eurot e vlerësuara për shpronësimin e trasesë!

5. Mbi 100 milionë euro do të ndahen për Kulturë. Në bashkëpunim me Kryeqytetin, do të identifikohen lokacionet e duhura për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Teatrit të Operas dhe Baletit, Muzeut të Artit Bashkëkohorë, e Muzeut të Paqes e Rezistencës. 100 milionë euro vetëm për kulturë!

6. Plot 120 milionë euro, tashmë të siguruara për projektin e kogjenerimit dhe dyfishimin e kapaciteteve aktuale të ngrohjes në Prishtinë, nëpërmjet Termokos. Ngrohje e lirë, më pak konsum energjetik, më shumë pastërti!

Dhe,

7. Spitali i ri i Kosovës, në një lokacion të ri, në Prishtinë. Plot 500 milionë euro për Spitalin e Ri, me 150 mijë metra katrorë të reja, 38 klinika të integruara në të – e pajisje të reja. Lokacioni i ri do të përcaktohet sipas nevojave të shtetit. Do të mbështesim po ashtu dhe ndërtimin e Spitalit të Kryeqytetit, një projekt i ndarë ky!

Pra, këto janë zotimet tona!

500 milionë euro për shendetësi!

200 milionë euro për mësim tërëditor!

120 milionë euro për sport!

360 milionë euro për Unazë!

120 milionë euro për ngrohje!

100 milionë euro për kulturë!

45 milionë euro për teknologji!

Plot 1.5 miliard euro për Prishtinë! ✌️🔵⚪️

#LDK124

Share This:

Tags: Abdixhiku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Zjarr i madh në objektin e IPKO-s

3 July 2025
Lajme

Gjendet e vdekur një 80-vjeçare në Prishtinë

3 July 2025
Lajme

Miratohet “ligji i madh dhe i bukur”

3 July 2025
Lajme

Përurohen dy linja të reja ajrore direkte

3 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Abdixhiku pas dështimit të 41’të në Kuvend:

3 July 2025

Kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dështimit të seancës së 41-të të

Lajme

Lëkundja brenda LDK-së dhe thirrjet për lidership

23 March 2025

Pas zërave të shumtë brenda partisë për lidership të ri shkaku i rezultatit të

Lajme

Vjen reagimi nga Abdixhiku pas përplasjeve brenda

18 March 2025

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar për herë të parë pas shfaqjes së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.