Tuesday 8 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Salihu: Raporti i gjysmë vitit, reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të

Kreu i degës së AAK-së në Gjilan sjell një emër të dëshmuar për Zgjedhjet e

Sonte ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në nderim të Agon Zejnullahut

Mamografia është falas për të gjithë qytetarët

Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

LDK-ja thërret mbledhje të kryesisë të enjten, pritet zyrtarizimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale

Murati, Ramës: Të votojë LDK-ja konstituimin e Kuvendit, që pastaj të mundësohet edhe plotësimi i

Prishtinë: Komuna u kërkon qytetarëve t’i përcjellin paralajmërimet, – “sot pasdite rrebeshe shiu, rrufe dhe

Reagon Haxhiu për vdekjen e 27-vjeçarit: IML ka kryer dje autopsinë, pritet raporti përfundimtar

E pazakontë: Slloveninë e mbulon bora

 Lugina e Preshevës koordinon politikën me Kosovën
Lajme

Lugina e Preshevës koordinon politikën me Kosovën

24 October 2022 0 Comment 6 min read

AA

Regjistrimi i popullsisë dhe përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, kanë qenë temat që u trajtuan në takimin mes presidentes e udhëheqësit e tri komunave.

E para e shtetit, Vjosa Osmani gjatë së hënës priti në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ai i Bujanocit Nagip Arifi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi dhe përfaqësues tjerë të luginës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se ky ishte takimi i parë që presidentja kishte ftuar tri komunat, ku ishin prezentë të gjithë udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës.

“Diskutuam bashkërisht për çështje aktuale në të cilën gjendet Lugina e Preshevës, me theks të veçantë sa i përket regjistrimit të popullsisë në Luginë. Ajo çfarë është e vërteta është se në Preshevë e Bujanoc, regjistrimi i popullsisë është duke shkuar sipas ritmeve dhe dinamikës së vet. Përderisa ka disa mangësi sa i përket regjistrimit të popullsisë në Medvegjë”, ka thënë Mustafi.

Ai ka përsëritur kërkesën për trajtim të barabartë të shqiptarëve të Luginës, ashtu siç ndodh me serbët e Kosovës.

“Kërkesa jonë e patjetërsueshme është që çështja e Luginës së Preshevës nuk ka asnjë arsyeje të jetë e padiskutueshme, të jetë e pazgjidhur në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sepse ajo është pjesë e kontekstit Kosovë-Serbi. Madje, nuk mund të ketë një zgjidhje që vendos paqen e qëndrueshme pa e trajtuar edhe çështjen e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka ftuar të gjithë shqiptarët e tri komunave të insistojnë për regjistrim, pasi që në këtë mënyrë do të dihet edhe numri i saktë i shqiptarëve në tri komunat. Ai theksoi se deri më tani kanë evidentuar mangësi në procesin e regjistrimit në Medvegjë, ku janë vetëm tre shqiptarë.

“Problemi ishte që ata ishin vendosur në vendbanime të serbëve dhe nuk ishin vendosur në vendbanimet shqiptare. Madje, tani kemi arritur që të sigurojmë që të kenë asistentë sa i përket regjistrimit të popullsisë, në mënyrë që shqiptarët e Medvegjës të deklarohen në gjuhën shqipe ndaj regjistruesve. Mirëpo, ka edhe probleme të karakterit softuerik, sepse është një problem i kompleksuar. Ajo që na bën besim plot për të vazhduar edhe më tej sa i përket regjistrimit të popullsisë, është se ky proces monitorohet nga Eurostat-i dhe është i financuar nga BE. Ne kemi adresuar të gjitha këto çështje edhe Ambasadës të Bashkimit Evropian edhe OSBE-së”, ka thënë Mustafi.

Mustafi tregon se edhe për numrin e deritanishëm të qytetarëve të regjistruar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Në Medvegjë janë regjistruar 5.708 qytetarë, prej tyre sa janë shqiptarë është problem të dihet për shkak se numër i konsiderueshëm i vendbanimeve është i përzier. Përderisa në Preshevë janë regjistruar mbi 50 mijë qytetarë, numri i konsiderueshëm dhe kapital është shqiptarë. Dhe diku në komunë të Bujanovcit rreth 48 mijë qytetarë”, ka përfunduar ai.

Shqiptarët po marrin pjesë në proces të regjistrimit pas një dekade. 83 regjistrues janë në Bujanoc, 73 regjistrues në Preshevë dhe 24 regjistrues në Medvegjë.

Nga ana tjetër presidentja Osmani ka apeluar për regjistrim masiv të shqiptarëve në Serbi.

“Pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në regjistrimin e popullsisë është kundërpërgjigje paqësore kundër politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative”, ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka përmendur se është interes i shqiptarëve të dihet saktë numri i tyre që jetojnë në këto treva.

“Është në interes të të gjithë bashkëkombësve tanë në këto treva që numri i përgjithshëm i popullsisë të jetë reflektues i vërtetë i shqiptarëve, gjë që do të mundësojë rritjen e përfaqësimit politik, e rrjedhimisht, më shumë të drejta për ta”, ka përfunduar Osmani.

Share This:

Tags: Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Salihu: Raporti i gjysmë vitit, reflekton përkushtimin

8 July 2025
Kulturë

Shkruan: Mexhid Mehmeti – Tregime që shpalosin

8 July 2025
Lajme

Kreu i degës së AAK-së në Gjilan

8 July 2025
Lajme

Sonte ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në

8 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim Ministren e

3 July 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ministren e Mbrojtjes

Lajme

Presidentja Osmani: 2 Korriku i vitit 1990,

2 July 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi 2 Korrikun e vitit 1990 të shpalljes së

Lajme

Osmani takon Perandorin e Japonisë gjatë vizitës

13 June 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga Lartmadhëria

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.