Tuesday 21 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Vaksina për parandalimin e kancerit të pankreasit, rezultatet premtuese

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

 Leverkuseni mund të fitojë të shtunën titullin, Xhaka nur për “Farmaceutikët”
Futboll Sport

Leverkuseni mund të fitojë të shtunën titullin, Xhaka nur për “Farmaceutikët”

13 April 2024 0 Comment 3 min read

AA

Bayern Munichu me një humbje eventuale ndaj Kolnit të shtunën, do ta shkruante historinë për Bayer Leverkusenin, duke e kurorëzuar kampion të Gjermanisë për herë të parë në histori të klubit.

Megjithëse, edhe nëse bavarezët fitojnë sot, skuadra e Leverkusenit do të ketë mundësinë nesër ndaj Werder Bremenit ta sigurojë titullin me një fitore, pesë xhiro pa përfunduar kampionati.

Këtë sukses të “Farmaceutikëve” e ka udhëheqë spanjolli Xabi Alonso, i cili është në garë për tre trofe këtë kampanjë.

Ata janë kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë, teksa janë në çerekfinale të Ligës së Evropës, ku shënuan fitore në ndeshjen e parë ndaj West Hamit me rezultat 2-0.

Trofeu i parë për Alonson mund të vjen qysh këtë vikend me ata që do të pasojnë më pastaj, varësisht si do të kryhen ndeshjet.

Ndër futbollistët më të dalluar në skuadrën e Alonsos, ishte mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili ka luajtur thuajse në të gjitha takimet, duke qenë lojtar kyç.

Xhaka u transferua te Leverkuseni pa shumë bujë nga skuadra e Arsenalit në afatin kalimtar të verës së shkuar, për 15 milionë euro.

Ai doli të jetë një nga transferimet më të mira që kanë bërë “Farmaceutikët” në vitet e fundit, plus me “low cost”.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, në një intervistë që dha së fundmi theksoi e duan titullin që në këtë vikend.

Për Xhakën, ky do të jetë trofeu i tetë në karrierën e tij. Ai ka fituar dy tituj të kampionit dhe një herë Kupën e Zvicrës me Baselin, ndërsa katër trofe të tjerë gjatë periudhës me Arsenalin – Dy herë Fa Cup dhe dy herë të tjera Superkupën.

Si statistikë, Bayer Leverkuseni së fundmi publikoi për mesfushorin që është një nga lojtarët që ka vrapuar më së shumti në Bundesligë.

Përndryshe, Leverkuseni është në një seri prej 41 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.

/Klankosova.tv.

Share This:

Tags: Lewerkuseni
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Spanja rikthehet në fronin e futbollit botëror,

19 July 2026
Sport

Zbulohet sa pritet të përfitojë Slavko Vinçiq

19 July 2026
Lajme

Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet

19 July 2026
Lajme

Vaksina për parandalimin e kancerit të pankreasit,

19 July 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.