
Leon Memeti, zgjidhet drejtor me mandat të plotë në Qendrën për Punë Sociale në Bujanoc
Memeti, i cili gjashtë muajt e fundit ka ushtruar detyrën e drejtorit në këtë institucion, nga sot dhe me pëlqim të ministrisë është emëruar si drejtor me mandat të plotë 4 vjeçar.

Në një prononcim për portalin spektri.tv, Memeti ka treguar edhe për prioritetet që do t’i ketë si drejtor i ri.
“Ndihma dhe mbështetja e familjeve me rrezik social, familjet në situata krize, parandalimi i dhunës në familje, forcimi i mbrojtjes sociale për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara dhe bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat tjera, janë disa nga prioritetet e mia”, ka thënë drejtori i ri i këtij isnstitucioni të rëndësisë vecantë në Bujanoc, Leon Memeti.
